Një person është paraqitur në spitalin e Shkodrës i plagosur me armë zjarri këtë të hënë.
Deri më tani nuk dihen detaje rreth kësaj ngjarje apo vendit ku mund të ketë ndodhur.
Sipas TvKlan mësohet se i lënduar ka mbetur një 21-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Mësohet se i riu është plagosur në këmbë.
Ndërkohë forcat e policisë kanë mbërritur në spital për të pyetur të plagosurin.
Deri më tani rrethanat e ngjarjes mbeten mister, por sapo të mësojmë detaje të reja do t’ua përcjellim në vijim.