Një 63-vjeçar mësohet se është plagosur ditën e sotme në Kurbin. Ai është transportuar në spitalin e Laçit për të marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa arsyet e plagosjes janë të paqarta. Nga ana tjetër policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Me datë 17.08.2017, është njoftuar Salla e Komandimit Kurbin, se në urgjencën e spitalit Laç, është dërguar i plagosur me armë zjarri një shtetas.
Menjëherë është formuar grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar, se i plagosur ka mbetur shtetasi N.K. 63 vjeç, banues në Kurbin, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.