Policia greke ka zbardhur një ngjarje të ndodhur në 5 nëntor 2023, kur në Halkidonia të Selanikut, u plagos me armë zjarri 26-vjeçari grek Dimitriou Sampri.
Pas hetimeve intensive të policisë greke, u arrit të identifikoheshin dy autorët e dyshuar.
Ata janë Altin Ibrahimi 41 vjeç dhe Edmir Semanjaku 38 vjeç. Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë mosmarrëveshjet mes Semanjakut dhe Samprit. Gjatë marrjes në pyetje Ibrahimi ka deklaruar se ka goditur me armë në tokë dhe jo drejt 26 vjeçarit ndërsa Semanjaku ka pranuar vetëm praninë në vendin e ngjarjes.
Policia sekuestroi edhe një automjet BMW në pronësi të Altin Ibrahimit, e cila kishte shërbyer për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Altin Ibrahimi rezulton me precedentë të rëndë penalë. Në mars të këtij viti ai u kap në Thermi të Selanikut me 1 kg 62 gram kokainë. Gjatë arrestimit ai paraqiti një dokument të falsifikuar me identitetin Dyonisios Vlahos.