Policia e Korçës arrestoi një 35-vjeçar, i cili tentoi të vrasë me thikë një person. Bëhet fjalë për Ylli Spahon, banues në fshatin Vreshtas. Arrestimi i tij u bë pasi, dje në fshatin Vreshtas në një lokal, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë, duke e dëmtuar në pjesën e kurrizit , 39vjeçarin me inicialet D.SH,. I plagosuri pas ndihmës të marrë në spitalin Rajonal të Korçës, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.