Një 48-vjeçar u arrestua nga Policia e Fierit pasi ka plagosur kunatën e tij 26-vjeçare. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës”.
Artur Sh. Banues në fshatin Kuman u vu në pranga pasi qëlloi me sqepar duke I thyer klavikulën, kunatën e tij 26-vjeçare me inicialet E.Ç, kjo e fundit banuese në Kuman.
Materialet procedural i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhunë në familje”.