Janë arrestuar nga policia italiane dy të rinj shqiptarë, të cilët trafikonin kokainë në fshatin Limito.
Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga kanë rënë një 24-vjeçar dhe një 29-vjeçar të identifikuar si Damiano Maiolo dhe Tritan Leika.
Të rinjt dyshohet se ishin pjesë e rrjetit kriminal “Ndragheta”, organizatës që i ka rrënjët në Pioltello. Raportohet se Leika kishte edhe 10 muaj e 28 ditë burg të pashlyer, për trafikim droge.
Policia ka kontrolluar shtëpitë e tyre me qen anti-drogë, ku u gjetën 10 mijë e 500 euro para cash dhe 130 gramë kokainë të paketuar në doza gati për shitje. Në shtëpitë e tyre u gjetën edhe mjete për përgatitjen e dozave të kokainës dhe objekte të vjedhura.
Ky hetim filloi përpara dhjetorit 2022 dhe çoi në pranga dhjetëra persona, anëtarë të këtij rrjeti kriminal./Opinion.al