Policia e Tiranës ka arrestuar, për qëllim ekstradimi, një 44-vjeçar i cili rezulton i akuzuar nga autoritetet e Italisë si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit policor i koduar “Doppio gioco”, u kap shtetasi:
Roland Hysollari, 44 vjeç, banues në Tiranë.
44-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonas ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar, për të, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë./Opinion.al