Në Brazil, rastet e Robinhos dhe Dani Alves, të cilët të dy u dënuan për përdhunim, janë temë e momentit. Ish-lojtarët e shquar, të dy me karriera të rëndësishme në sport humbën reputacionin dhe popullaritetin e tyre. Edhe ata që ndanë dhomën e zhveshjes me ta nuk tregojnë afrimitet, teksa të shumtë janë figurat publike që u kanë dalë kundër.
Felipe Melo, ish-lojtari i Brazilit është ende një futbollist aktiv në moshën 40- vjeçare (ai luan për Fluminense), ishte mjaft i qartë për këtë temë.
“Shiko, askush nuk duhet të komentojë për këtë, por unë do ta komentoj. Unë kam një vajzë që është 15 vjeç. Nëse ti ia bën këtë vajzës sime, atëherë nuk do të rrija këtu duke folur me ty tani. Duhet të respektosh njerëz, gra dhe burra. Ata duhet të paguajnë për atë që kanë bërë. Është një gjë serioze”,-tha Melo.