Lihen në fuqi masat e sigurisë arrest në burg për 3 të arrestuarit e fundit në kuadër të dosjes “Flakë në det”.
Gjatë seancës të akuzuarit si një pjesë e grupit të strukturuar kriminal nuk kanë pranuar të japin deklaklarime dhe se do të flasin në një moment të dytë.
Avokatët kërkuan masa më të buta sigurie duke pretenduar se nuk ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuzën. Në pranga përfunduan Alket Deda, Ksenofon Bodo e Selami Lushkaj.