Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pjesa që shpëtoi: Pse Meta përmendi burgun në Alaskë dhe Bruksel?

2016/07/19 at 12:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pjesa që shpëtoi: Pse Meta përmendi burgun në Alaskë dhe Bruksel?

Shpërthimi i pazakontë Ilir Metës ditën e djeshme, në një fjalim mbushur dhe me nota të forta idealizimi, përveç kërcënimit për qeveri teknike, mbyllje të karrierës së ambasadorëve apo xhevahireve me theks të fortë atdhetar të tipit “të bëhemi si Mujo Ulqinaku”, kishte një lejtmotiv, që realisht nuk ishte dhënë në asnjë fjalim politik.

Ky lejtmotiv e ka emrin burg, që përmendet nga Meta edhe në vetën e parë, pra për veten e tij, por edhe për Sali Berishën dhe eEdi Ramën.

Dhe kjo pjesë nuk u analizua nga asnjë opinionist, të molepsur e të entuziazmuar nga fjalimi i kreut të LSI-së.Sonila Meço e quajti fjalimin më të arrirë ndonjëherë. Kurse Agron Gjekmarkaj, e quajti “fjalim prej burri shteti”.

Megjithatë nuk u morën me atë pse Ilir Meta shqiptoi fjalën burg dhe e shqiptoi më shumë se një herë.

E ka përmendur burgun gati në gjysmën e fjalimit të tij, por fraza apo grupi i fjalive ku ndodhej shprehja prapa hekurave është njëra që përbën më emblematiken.

“Kam dëgjuar lloj-lloj historish, ashtu si edhe ju. Që kjo reformë bëhet për të futur në burg Sali Berishën dhe Ilir Metën, nuk i keni dëgjuar ju këto? Që Ilir Metës nuk i japin vizë amerikanët e shumë të tjera. Që kjo reformë bëhet për të futur në burg Berishën, Ilir Metën, Ramën apo tjetrin. E bëj unë burgun për të gjithë politikanët shqiptarë, absolutisht. Dhe ku të kenë dëshirë edhe partnerët tanë, në Uashington apo në Alaskë apo në Bruksel”.

Një shprehje që duke u thënë publikisht merr vlerën jo të një thashethemi, por të një version apo mundësie.

Në mënyrë të qartë, Meta thekson se si në Uashington apo në Bruksel, zyrtarë të ndryshëm kanë përmendur burgun për të. Dhe prej dy vjetësh kreu i Kuvendit po lobon pikërisht në heshtje për të kundërshtuar akuzat dhe dosjet që gjenden në kancelaritë perëndimore.

Dosja më e fundit është ajo “Balili” ku Ilir Meta është tronditur pasi ish-zyrtari i tij që nuk është arrestuar mendohet se është një i penduar i DEA-s amerikane. Ashtu si Altin Rrapo apo dhe Kastriot Ismaili.

Tesheshi.com i ka shkruar të gjitha këto versione që në vizitën e parë të Metës në DEA apo edhe në Departamentin e Drejtësisë një vit më parë. Por tani ky version doli nga goja e vetë protagonistit. Meta tha se “jam gati të bëjë burgun” dhe përmendi Alaskën, Uashingtonin por edhe Brukselin.

Po pse atje de jo këtu në Shqipëri?! Mos bëhet fjalë për vepra penale që përfshihen nën juridiksionin amerikan dhe europian?! Si është e vërteta?! Natyrisht ajo nuk mund të thuhet me një fjalim, por do të sqarohet nga protagonistët, përkatësisht amerikanët dhe gjermanët që e kanë mënjanuar publikisht Metën duke gjetur si interlekutor politik vetëm Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Por me fjalën e djeshme, Ilir Meta shpërtheu duke kërcënuar me krizë. Dhe tani ai është intereluktor jo për politikë, por për të zgjidhur krizën pasi kërcënon destabilizimin. Meta përmendi Mujo Ulqinakun dhe menjëherë mori përgjigjen e të rinjve të LRI-së që bënë të ditur se janë gati të flijohen për të, por në versionin “Mujo për Shqipërinë”.

Kallogjeroviç, kryetarja e sapozgjedhur e LRI-së shkruante në FB se “jemi gati të bëhemi të gjithë Mujo Ulqinakë!”  /tesheshi.com/

Ju sugjerojmë

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
Aktualitet

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

25 Maj, 2025 10:48 pm
50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
Aktualitet

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

25 Maj, 2025 10:24 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

25 Maj, 2025 10:06 pm
“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
Bota

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

25 Maj, 2025 9:58 pm
Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë
Aktualitet

Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë

25 Maj, 2025 9:42 pm
Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!
Aktualitet

Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!

25 Maj, 2025 9:25 pm
Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…
Aktualitet

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…

25 Maj, 2025 9:03 pm
Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
Aktualitet

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

25 Maj, 2025 8:38 pm
Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
Kryesore

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

25 Maj, 2025 8:14 pm
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

25 Maj, 2025 7:55 pm
Para
Zbulohet preteksti/ Rama la takimin me Metën dhe Bashën për…

Zbulohet preteksti/ Rama la takimin me Metën dhe Bashën për...

Fotot/ 100 gra zhvishen lakuriq, “Protestojmë kundër Donald Trump”

Fotot/ 100 gra zhvishen lakuriq, "Protestojmë kundër Donald Trump"

Video/ Artisti sirian që shndërron armët në vepra arti

Video/ Artisti sirian që shndërron armët në vepra arti

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
25 Maj, 2025

Vendosja e kufizimeve nga Banka e Shqipërisë për kreditë për blerjen e shtëpive, sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa do...

Lexo më shumë

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
25 Maj, 2025

Nuk është periudha e pikut të sezonit turistik, por Gjirokastra zgjidhet nga vizitorë të shumtë edhe në këto ditë të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
25 Maj, 2025

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në Tiranë. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
25 Maj, 2025

Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializuar në trajtimin e plagëve të luftës dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com