Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pas operacionit të koduar “Laboratori”, ku u sekuestruan 1.8 kg heroinë dhe 200 gram kokainë.
Të arrestuarit janë F.N., 30 vjeç i dënuar më parë për shitje droge, dhe P.P. 27 vjeç. I pari njihet në kryeqytet me pseudonimin “Loli Verës”, kurse i dyti njihet si “Pipo”. Ndërkohë, katër persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi dhe shitje droge.
Policia ka vëzhguar prej disa kohësh aktivitetin e tyre kriminal, ndërsa në momentin e ndërhyrjes së policisë, shtetasve F.N dhe P.P u është gjetur edhe një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, në formë dozash./Opinion.al