Një pilot ka pësuar sulm në zemër, sapo ka nisur fluturimin në aeroportin e Glasgoë të Skocisë.
Kapiteni nuk është ndjerë mirë sapo avioni po shkëputej nga pista për të fluturuar drejt Amsterdamit të Holandës. Ai është ndihmuar nga stafi, si dhe një pasagjer në bord, që kishte njohuri në drejtimin e aeroplanit.
Forcat e rendit që shërbejnë në aeroport kanë dërguar pilotin holandez në spital. Ai i është nënshtruar disa kontrolleve dhe trajtimeve mjekësore, ndërsa gjendja tij është e mirë.
Sikur gjendja tij të përkeqësohej vetëm pak çaste më vonë, fati i 128 pasagjerëve në bord nuk do dihej….