Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pikëpyetjet e grabitjes në Rinas, ngjarja e mbushur plot mister

2019/04/23 at 12:35 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Allahu më vuri në provë, unë i mbijetova”, profil grabitësit “imam”

Fiks dy javë nga supergrabitja në Rinas, ku dyshohet se u morën 6.5 milionë euro, ngjarja vazhdon të jetë plot mister.


Si dështoi siguria në Aeroportin e Rinasit? Qeveria për këtë fajëson kompaninë koncesionare të sigurisë së aeroportit ICTS Albania, por shumë të tjerë, ekspertë të fushës drejtojnë gishtin nga autoritetet ligj-zbatuese. Deri tani kemi vetëm një paralajmërim nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku për prishje të koncesionit me kinezët, ndërsa hetuesit kanë në dorë gjithë dokumentacionin se si është vepruar nga punonjës të ICTS Albania. A ka punonjës bashkëpunëtorë me grabitësit? Nga faktet e dala deri tani dyshimet janë të shumta! Por asnjë i arrestuar…

Si lëvizte lirshëm një person në kërkim si Admir Muarataj? Në kërkim që nga 2013, Admir Muarataj arriti mjaft mirë, jo vetëm t’i shpëtojë autoriteteve por edhe të bëjë goditje të bujshme. Sipas informacioneve ai për një kohë të gjatë ka jetuar në kryeqytet në zonën e Freskut, Yzberishtit, po ashtu dhe në Kamëz. Duke i shpëtuar syrit të SHISH apo dhe policisë, Muarataj arriti të organizonte disa herë grupin dhe të kryente grabitje që i ngjanin më shumë filmave aksion. E siç është raportuar duke bërë dhe ndërhyrje estetike Muarataj kishte dalë jashtë radarit të autoriteteve.

Sa euro u vodhën dhe a mbetën të tjera aty? Bankat kanë dhënë një shifër tjetër nga ajo që ka deklaruar ministri i Brendshëm. Për emisionin Opinion, tre bankat që ranë pre e grabitjes kanë thënë se shuma e marrë nga grabitësit është rreth 6.5 milionë euro. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar nga ana tjetër se shuma e grabitur është 5.8 milionë euro. Por a u grabitën të gjitha thasët me para që ishin në barkun e avionit? Bankat për këtë nuk japin informacion, ndërsa prokuroria nuk ka në dorë asnjë kartëmonedhë pasi pas grabitjes avioni u ngrit në fluturim.

Admir Muarataj, u vra në shkëmbim zjarri apo e vranë shokët? Ekspertiza përfundimtare mjeko-ligjore nuk ka dalë ende. Për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj grabitësi u vra në shkëmbimin e zjarrit me policinë. Por menjëherë pas ngjarjes, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi dyshime për versionin se, Admir Muarataj u vra nga policia. Më pas familjarët e tij kërkuan të dinin më shumë. Nga raportimet Muarataj ka një plagë me armë zjarri në anën e djathtë të kokës, plumbi nuk është gjetur, ndërsa flitet se goditja është bërë me një armë të kalibrit të madh ose nga një distancë e afërt.

A janë personat e arrestuar grabitësit e vërtetë? Katër persona u arrestuan në fundjavë, si të përfshirë në grabitjen e 9 Prillit. Informacioni i policisë ishte i cunguar në lidhje me rolin e tyre, por dyshohet se dy prej tyre kanë modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimit Tatimor” që u fut në pistë. Furgoni dyshohet se u modifikua në një servis në zonën e Elbasanit. Të arrestuarit janë Alkond Bengasi 34 vjeç, Renaldo Sula, 25 vjeç Saimir Çela, 28 vjeç, të tre banues në Elbasan dhe 38-vjeçari Oltian Veseli, banues në Krujë. Ky i fundit (Oltian Veseli) sipas gazetarit Artan Hoxha ka marrë pjesë në luftime me talebanët në Afganistan dhe më pas është zënë nga marinsat amerikanë duke e depërtuar në Shqipëri. Ai njihet si “imami”.

Ku janë paratë? Hipoteza më e çuditshme është hedhur nga Ministri i Brendshëm. Sipas tij janë djegur! Pak kush mund ta besojë këtë version, ndërsa historia ka treguar se dhe në grabitjet e tjera autoritetet kanë gjetur vetëm nja 2-3 tenxhere me para të groposura. Në këto tenxhere ishin shuma të papërfillshme e sa për të tjerat atë e dinë vetëm “të zotët e punës”. Ndoshta dhe mund të jenë djegur, siç thotë ministri Lleshaj!/Opinion.al

Etiketa: Admir Muaratajgrabitja ne rinas.Oltian Veseli


Ju sugjerojmë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
Aktualitet

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

9 Shkurt, 2026 6:29 pm
Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
Bota

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

9 Shkurt, 2026 6:21 pm
Para
Bindja Demokratike, pjesë e bordit drejtues edhe deputeti i PD

Bindja Demokratike, pjesë e bordit drejtues edhe deputeti i PD

Patozi: Ç’duhet të bëjmë që 22 marsi të mos jetë vetëm dita e Sulltan Nevruzit

Bindja Demokratike është ide, nuk është pronë, as biznes apo njeri

Rritet tensioni, Irani shpall ushtrinë amerikane si terroriste

Rritet tensioni, Irani shpall ushtrinë amerikane si terroriste
















TE FUNDIT

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
9 Shkurt, 2026

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënimin...

Lexo më shumë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
9 Shkurt, 2026

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e...

Lexo më shumë

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
9 Shkurt, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se Prokuroria Speciale ka kërkuar dënimin me 180 vite burg...

Lexo më shumë

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
9 Shkurt, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D Përfytyro një mëngjes të zakonshëm, ku mëndja është hapa përpara trupit, duke projektuar ditën ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com