Filmi i Budinës u prit me interest ë jashtëzakonshëm në premierë që u pasua me të njëjtin interes në mbushjen e kinemave por a ka ky film fuqinë për të qëndruar përballë prodhimeve të tjera ndërkombëtare.
Budina: Shpresojmë që ‘Pikë Uji’ do të prekë zemrat e një audience globale, duke nxitur reflektim mbi vlerat universale të familjes dhe drejtësisë.
“Jam thellësisht i nderuar që ‘Pikë Uji’ është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në çmimet Oscar. Ky film është fryt i një pune intensive dhe pasionante, ku kemi synuar të eksplorojmë thellësisht psikologjinë e një nëne të fuqishme përballë sfidave ten je sitstemi te korruptuar. Përzgjedhja për Oscars është një njohje e rëndësishme jo vetëm për ekipin tonë, por për të gjithë kinematografinë shqiptare. Shpresojmë që ‘Pikë Uji’ do të prekë zemrat e një audience globale, duke nxitur reflektim mbi vlerat universale të familjes dhe drejtësisë”, me këto fjalë regjizori Robert Budina ka lajmëruar suksesin e filmit të tij Pikë Uji përmes përzgjehdjes së tij si përfaqësues i Shqipërisë në Oscar.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm në premierë dhe shfaqjen në kinema çdo ditë, QKK përzgjodhi filmin Pikë Uji për ta përfaqsuar Shqipërisë në Oscar.
Regjisori Robert Budina e ka përshkruar përzgjedhjen e filmit të tij Pikë Uji për të përfaqësuar Shqipërinë në Oscars si një nder të madh për kinematografinë shqiptare. Me fjalë që përçojnë krenari dhe entuziazëm, ai thekson rëndësinë e filmit në trajtimin e temave universale të familjes dhe drejtësisë, duke shpresuar që ky mesazh të prekë zemrat e një audience globale.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) ka përzgjedhur filmin për të përfaqësuar Shqipërinë, por kjo nuk është hera e parë që kinemaja shqiptare përballet me pyetje të tilla. Ndërsa sukseset e tij në premiera dhe shfaqjet e përditshme në kinema janë një tregues mjaft pozitiv, nuk duhet të harrojmë se rruga drejt Oscar është e vështirë dhe kriteret janë tejet strikte.
A i plotëson “Pikë Uji” këto kritere? A ka ky film atë fuqi për të qëndruar përballë prodhimeve të tjera ndërkombëtare?
Ndërsa e gjithë kinematografia shqiptare shikon me shpresë këtë përzgjedhje, mbetet për t’u parë nëse ky film do të jetë në gjendje të përmbushë pritshmëritë e ngritura dhe të nxjerrë në pah të gjitha cilësitë që e bëjnë një vepër kinematografike të denjë për Oscar.