Protesta e opozitës në pikën e Kthesës së Kamzës është përshkallëzuar, ku në disa momente është parë përplasje midis protestuesve dhe policisë.
Protestuesit kanë djegur disa goma dhe koshat e mbeturinave. Është dashur ndërhyrja e policisë për të fikur zjarrin.
Policia ka bërë thirrje që qytetarët të distancohen dhe të lirojnë rrugët, ndërsa deputetët e PD akuzojnë policinë se po provokon qytetarët.