Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pezullohet licenca e Fly Ernest, qytetarët shqiptarë mbeten në Itali

2020/01/06 at 4:56 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pezullohet licenca e Fly Ernest, qytetarët shqiptarë mbeten në Itali

Që prej 29 dhjetorit kompanisë ajrore Milanese Fly Ernest (ose Ernest Airlines) i është hequr licenca nga ENAC, gjë e cila ka shkaktuar kaos tek qytetarë të cilët kanë marrë biletën e udhëtimit prej kësaj kompanie.


Mediat italiane shkruajnë se për shkak të pezullimit të licencës, 80 qytetarë të cilët kishin biletën e kompanisë ‘Ernest Airlines’ nuk kanë mundur të udhëtojnë.

Mësohet se qytetarët, përfshirë gra dhe fëmijë, kishin mbetur pasditen e së premtes në Aeroportin e Marco Polo di Tessera (VCE), dhe askush nuk u kishte dhënë shpjegim për situatën.

Qytetarët u detyruan të prisnin në aeroport me orë të tëra, por vetëm natën vonë iu komunikua se udhëtimi i atyre që kishin biletat e Ernest Airlines është anuluar.

Më pas policia i ka shoqëruar 80 personat jashtë aeroportit ku janë transportuar me autobus në një hotel rreth 10 km larg aeroportit.

Më pas gjithë mëngjesin e së shtunës nuk është marrë vesh asgjë rreth tyre. Disa prej tyre kanë paguar mikrobusa për t’u kthyer në shtëpi, duke bërë rreth 16 orë udhëtim.

Ndërkohë në aeroportin e ‘Marco Polo’ është konfirmuar problemi me fluturimin, por mbetet mister se përse nuk është anuluar.

Në qendër të çështjes është fakti se kompania që prej 29 Dhjetorit është në listën e zezë të ENAC, e cila vendosi dhe pezullimin e licensës të kësaj kompania, por ky pezullim do të hynte në fuqi më 13 Janar 2020.

Përmes një komunikate enti ka sqaruar lidhur me pikat dhe arsyet e pezullimin si dhe datën kur hyn në fuqi pezullimi i licensës, në mënyrë që të sigurojë mbrojtjen e pasagjerëve që kanë aktualisht blerë bileta në këtë kompani ajrore.

Por pavarësisht kësaj date mbi 80 të huaj kishin mbetur në aeroportin Marco Polo pa asnjë shpjegim.

Më herët  në faqen zyrtare të kompanisë ajore shkruhej:  “Linja ajrore jonë duhet të mbyllë përkohësisht shitjet e biletave të fluturimeve,”-thuhet në faqen e kompanisë.

Gjithashtu ata kanë shkruar se do të rikthehen sa më shpejt që të publikohet revokimi i vendimit nga ENAC. Sipas tyre kompania ishte  duke ndërmarrë të gjitha veprimet që synojnë marrjen e revokimit të pezullimit.

Deklarata e pezullimit të kompanisë  ajrore “Ernest Airlines” nga ENAC:

ENAC pezullon licensën e kompanisë ajrore Ernest që prej 13 Janarit 2020

Enti Kombëtar për Aviacionin Civil informon se ka urdhëruar pezullimin e licensës  së operimit për transportin e udhëtarëve dhe mallrave në ajër transportuesit Ernest S.p.A. Pezullimi do të nisë që nga 13 Janari i vitit 2020 për të vetmin qëllim që t’i lejojë kompanisë të sigurojë pasagjerët që aktualisht kanë një dokument udhëtimi, duke dhënë  informacionin e nevojshëm për përdoruesit për çdo fluturim të anuluar.

Transportuesi më pas nuk do të jetë më në gjendje të lëshojë bileta udhëtimi. Megjithatë licenca do të mbetet në fuqi deri në 13 Janar 2020 duke marrë në konsideratë edhe ditët festive, si Viti i Ri në Ukrainë, i cili është më 7 Janar 2020 dhe nevojën për të garantuar interesin më të mirë për mbrojtjen e pasagjerit, pasi është  vërejtur se nuk ka çështje të menjëhershme kritike që rrezikon sigurinë e operacioneve.

Masa u miratua nga ENAC në bazë të dispozitave të Rregullores (KE) nr. 1008 të vitit 2008, që përmban rregulla të përbashkëta për ofrimin e shërbimeve ajrore në Komunitetin Evropian.

Sidoqoftë, nëse transportuesi siguron elementet e garancisë të kërkuara nga rregullat e komunitetit dhe këto elemente vlerësohen në mënyrë të favorshme nga Organet, masa e pezullimit mund të revokohet.

ENAC do të vazhdojë të monitorojë kompaninë ajrore në mënyrë që të verifikojë miratimin e të gjitha nismave të mundshme për të mbrojtur respektimin e të drejtave të pasagjerëve.

Romë, 29-12-2019./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Basha mbledh grupin për reformën zgjedhore: Së shpejti propozime konkrete

Basha mbledh grupin për reformën zgjedhore: Së shpejti propozime konkrete

Trump konfirmon vrasjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi

Trump: Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

Tërmeti në Shqipëri, Kosova nesër në zi kombëtare në nderim të viktimave

Kurbin/ Tërmeti rrit qiratë, banorët të pashpresë se...
















TE FUNDIT

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com