Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka hedhur akuza të forta për çështjen e pezullimit të drejtorit të përgjitshëm të Policisë, Haki Çako që akuzohet për shpërdorim detyre nga Prokuroria për skandalin e përgjimeve.
Ministri Tahiri tha në deklaratën për mediat se çështja ndaj Çakos ka shkelje të rënda. Ai tha se shorti për ta gjykuar këtë çështje ishte i gjyqtarit Adriatik Bocaj, por ky short u mënjanua qëllimisht që çështjen ta merrte gjyqtari Arjan Aliaj.