Kryeministri Rama ka shkuar në veri të Shqipërisë për të pushuar këtë fundjavë vjeshte.
Në faqen e tij në Facebook ai ka postuar dy foto nga bujtina e Fratit, ku ka konsumuar edhe mëngjes, ndërsa vlerëson Shqipërinë me pesë yje.
“Udhëtimi nëpër rrugën e Malësisë së Madhe, me një ndalesë në Tamarë, një mbrëmje në Vermosh dhe një mengjez në Bujtinën e Fratit, është një eksperiencë unikale për bukurinë fizike dhe shpirtërore të Shqipërisë”,shkruan kryeministri.