Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Petro Marko/ E bija rrëfen ditëlindjen e 60-të: Të nesërmen u përjashtua

2018/12/02 at 7:01 PM
në -Kulturë, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Petro Marko/ E bija rrëfen ditëlindjen e 60-të: Të nesërmen u përjashtua

ANILA MEMA/ Përherë jam ndier si në shtëpi. Që herën e parë, kur kapërceva pragun e asaj banese në bulevardin “Zogu i Parë”, që mban që në hyrje pllakatin me emrin e shkrimtarit Petro Marko. Po bëhen gati dy dekada që kur njoha nga afër Safon, Madun, Arianitën e aq më shumë Petron, njeriun – shkrimtar mes rrëfimeve emocionuese të familjarëve. Shpesh, gjatë viteve të mia në gazetari, jam përpjekur të shoh pak më përtej profesionit (artist, shkrimtar, piktor… etj) aty ku bashkohet profesioni me njeriun dhe kjo më ka bërë të dua më shumë njerinë.


Petro Markon më shumë se mes librave e kam njohur nga dorëshkrimet, mes sendeve personale e mes kujtimeve të të dashurve. Sa herë ndodh të jem në atë shtëpi, jehona e tiktakut të tasteve të makinës së shkrimit dëgjohet ende. Shfletimi i dorëshkrimeve, i blloqeve të shënimeve, i fletëve të shkëputura, i letrave, bën të mundur frymëmarrjen që nuk mund të ndalojë. Fjalët që mbetën të shkruara në letër dhe ato që do të kishte dashur të thoshte akoma për të komunikuar me njerëzit, me ditët, me kohën që ecën, me jetën, tingëllojnë e nuk shuhen.

Ç’rëndësi kishin datëlindjet në familjen tuaj? Ç’kuptim e ç’formë merrnin?

Në familjen tonë, festimin e datëlindjeve e kemi pasur si një lloj riti. I kemi kujtuar të gjitha datëlindjet, e gjithsecilit prej nesh. Nuk është se bënim ndonjë gjë të madhe, nuk ftonim njerëz, por e festonim të katërt. Përgatisnim gatime më të zgjedhura se në ditët e zakonshme, merrej torta dhe të katërt mblidheshim në tavolinë e babi na tregonte kujtime nga fëmijëria e tij, fliste për mamanë, për shtëpinë, për të atin… Përgjithësisht nuk fliste vetë, por unë e nxisja të na tregonte. Petro është rritur jetim që në moshën 6- vjeçare dhe ditëlindjet nuk ka pasur kush t’ia festonte.

Më pas shkoi në shkollë e më tej nëpër burgje, nëpër internime. Është kujtuar si datë, por nuk është bërë asnjëherë asgjë, ndaj dhe tradita për t’i kujtuar datëlindjet na ka mbetur nga gjyshja, mamaja e mamit, e cila Petron gjithmonë e ka trajtuar me shumë ngrohtësi. Datëlindjet tona i organizonte ai. Madu dhe Safo e kanë pasur ditëlindjen në mars, unë në prill dhe babi në nëntor. Babi më thoshte shpesh; të kemi llogaritur të lindësh në muaj shkolle, ta festosh ditëlindjen me shokët e klasës. Kishte dëshirë që unë të ftoja shok e shoqe.

Petro Marko me familjen

Cila nga festimet e datëlindjeve të tij ju ka mbetur në kujtesë?

E vetmja datëlindje, që është organizuar e madhe dhe ka qenë më e veçantë është në vitin 1973, për 60-vjetorin e Petros. Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve e organizonte këtë event. Sigurisht, ishim të entuziazmuar se ishim të ftuar të gjithë si familje në atë aktivitet ku merrnin pjesë shumë artistë nga zhanre të ndryshme. Më bëri përshtypje se atë ditë aktiviteti u shty pak kohë se pritej të vinte ndonjë zyrtar i lartë i shtetit, siç ishte zakoni, të merrnin pjesë në aktivitete të tilla. Por askush nuk erdhi. Gjithçka shkoi shumë mirë, atë natë u fol shumë bukur dhe shumë ngrohtë për Petron dhe veprën e tij, më pas babi i ftoi të gjithë në shtëpi për darkë. Mami dhe një shoqe kishin përgatitur gatime të ndryshme.

Por, përveç familjes, të gjithë që ishin atë natë në shtëpi e dinin që për babin ishte marrë vendimi që do të përjashtohej nga Lidhja e Shkrimtarëve, do t’i hiqej e drejta e botimit dhe librat do t’i bëheshin karton. Ndaj, të gjithë ishin aq të dashur se e dinin që të nesërmen fillonte ndryshimi për Petron. Të nesërmen u morën masa kundër tij. Kjo është e vetmja ditëlindja e vërtetë që është organizuar për babin, sigurisht që kishte diçka të zezë që e pasonte mbrapa.

Petro Marko me gruan

Thatë se për datëlindjet tuaja kujdesej ai. Sa i përkushtuar ishte ndaj detajeve, dhuratave, veçanërisht për Safon?

Nuk është se ishte tip që blinte lule, ama mamit i blinte dhurata përherë, gjërat që asaj i duheshin dhe ishte e vështirë t’i gjeje në ato kohë, si fustane, këpucë apo bizhuteri, të cilat Safo i pëlqente shumë. Pa harruar këtu ëmbëlsirat që mami i kishte shumë qejf dhe këto të fundit babi i sillte shpesh edhe pa pasur asnjë rast feste. Më vonë, pas ikjes së babit, organizimet e ditëlindjes më mbetën mua. Edhe shumë vite më pas, bashkë me Safon dhe Madun uleshim në tavolinë dhe kujtonim ditëlindjen e tij.

Ai ishte shumë familjar, i dashur, I afërt, mbrojtës, aq sa kur iku nga kjo jetë edhe mami thoshte: ngelëm pa babin. Dua të kujtoj një episod, kur mes shumë dorëshkrimesh gjeta dhe një rekomandim në një copë letër, që i përkiste vitit 1945. Atë kohë babi punonte si kryeredaktor i revistës “Bashkimi”. Ky rekomandim i kishte ardhur për mamin, e cila ishte pa punë dhe duhej të punonte aty. Atë rekomandim, i cili u bë sebep për të njohur mamin, Petro e ka ruajtur gjithë jetës. Janë detaje që të bëjnë të kuptosh se sa shumë e ka dashur ai njeri Safon.

Kur është përkujtuar për herë të fundit datëlindja e shkrimtarit?

Është organizuar një tjetër aktivitet me rastin e 100-vjetorit në një ceremoni në Bibliotekën Kombëtare. Dhe çdo vit nga unë, por është ndryshe ta kujtoj unë, e cila jam bija e tij, dhe ndryshe kur e kujtojnë vetë institucionet. Më vjen shumë mirë që në këtë rast Himara po organizon diçka në kujtim të Petros në Muzeun Historik Kombëtar, pasi Himara është vendi ku ai lindi, shkroi e punoi shumë dhe deshi të prehet aty deri në fund. Më vjen gjithashtu mirë, që do të organizohet edhe aktiviteti përkujtimor te “Heminguej” ditën e hënë.

105-vjetori i tij është shumë afër, çfarë ndien, si e pret?

Petro më thoshte shpesh, kur je shumë e mërzitur, mundohu të kujtosh gjëra të bukura, por, për fat të keq, kur kujton gjërat e bukura, nuk ka se si të mos mendosh edhe vazhdimësinë, implikimin që kanë ndodhur pas gjërave të bukura. Ndaj, ditën e lindjes dhe ditën e vdekjes nuk kam se si të mos i lidh me njëra-tjetrën. Kam shumë hidhërim për jetën e tij. Kam hidhërim për ato dorëshkrime që kam në shtëpi, për fotografitë. Kam hidhërim për ato që ai nuk mundi të shkruante, sepse gjithë jetës këtë merak kishte:

“Kam shkruar shumë pak nga ato që kam dashur të shkruaja”, më thoshte. Ishte pamundësia e tij për të shkruar në shumë vite e më pas në kohën që pati mundësinë të shkruante, ishte aq i sëmurë sa sërish nuk mundi dot. Më kap hidhërimi se sa kohë jam gjallë unë, që jam e fundit, ata do të jetojnë brenda meje, por çfarë do të bëhet pas kësaj? Prandaj do desha që Petro të kujtohej. Ai vendin e ka dhe nuk ka nevojë që t’ia japin pushtetarët, a qeveritë që vijnë e ikin, vendin Petro Markos ia kanë dhënë lexuesit. Dhe këtu dua të citoj vargjet e tij: “Mund të ketë një ish-ministër, një ish-president, një ish-udhëheqës, por kurrë nuk mund të ketë një ish-shkrimtar”. / Panorama

 

 

Etiketa: arianita markoditelindjapetro markosafo marko


Ju sugjerojmë

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
-U tha në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

10 Nëntor, 2025 11:09 pm
Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
-U tha në Opinion

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

10 Nëntor, 2025 11:07 pm
“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
-U tha në Opinion

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

10 Nëntor, 2025 10:49 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

10 Nëntor, 2025 10:13 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin

10 Nëntor, 2025 7:59 pm
Berisha: Nuk kam marrë asnjë fletë thirrje nga SPAK për 21 janarin
Kryesore

Berisha: Nuk kam marrë asnjë fletë thirrje nga SPAK për 21 janarin

10 Nëntor, 2025 5:43 pm
SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”
Aktualitet

SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”

10 Nëntor, 2025 3:24 pm
VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec
Aktualitet

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec

10 Nëntor, 2025 3:13 pm
Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre
Kryesore

Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre

10 Nëntor, 2025 2:25 pm
Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta
Aktualitet

Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta

10 Nëntor, 2025 2:19 pm
Para
Vajzat e shkurtra & meshkujt e gjatë kanë martesë më të gjatë e të lumtur

Vajzat e shkurtra & meshkujt e gjatë kanë martesë më të gjatë e të lumtur

E Fundit/ Merr flakë një lokal në Rrugën e “Kavajës”

Zjarr në një pallat në Tiranë, evakuohen banorët

Lind djalin jashtë martese, familja i kërkon emrin e babait të foshnjës

Lind djalin jashtë martese, familja i kërkon emrin e babait të foshnjës
















TE FUNDIT

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
10 Nëntor, 2025

Luana, transgjinorja e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan thotë se ka ndryshuar gjininë nga mashkull në femër. Ndryshimi...

Lexo më shumë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
10 Nëntor, 2025

Transgjinorja Luana Myrto ishte e ftuar në emisionin “Opinion” ku ka folur në lidhje me rrugëtimin e saj, që nga momenti...

Lexo më shumë

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
10 Nëntor, 2025

Aprovimi i ligjit për barazinë gjinore ka ndezur një debat të fortë publik. Si temë e mbrëmjes në emisionin “Opinion” në Tv...

Lexo më shumë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
10 Nëntor, 2025

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Bashkisë së Pogradecit, ku gjatë një mbledhjeje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com