Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me shkrimin e gazetarëve të huaj për pikturat e Ramës. Ata i komentuan ato piktura si të ishin bërë nga një i droguar, ndësa i të njejtit mendim duket të jetë edhe Vasili.
Statusi i Vaisilit:
Shkollëpaku edhe penelin e ngjyen te droga.
Dy kritikë të huaj arti thonë për pikturat e shkollëpakut kryeministër se duken si përçartje të një adoleshenti të droguar. Thonë edhe që kanë interes të shihen këto përçartje vetëm se i ka bërë një kryeministër dhe hiçgjëkundi nuk është se shihet ndonjë talent.
Me siguri që janë armiq politikë këta kritikët e huaj të artit që bëjnë këto komente.
I sugjeroj shkollëpakut ti heqë nga puna siç po bën me mijëra punonjës të shtetit.
Dhe këta kritikët e huaj e meritojnë vërtet të pushohen nga puna, sepse kanë nxjerrë një sekret shtetëror, që ky kryeministri ynë s’ja thotë hiç edhe nga piktura se sa për shtetin dihet që është copë copë, pasi inspirimi i drogës doli edhe tek pikturat që bën vetë.