Numri i dy i LSI-së, Petrit Vasili ka folur ditën e sotme për kërkesën drejtuar Presidentit Bujar Nishani nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në të cilën kërkohet mbledhja e Këshillin Kombëtar të Sigurisë për çështjen e Klement Balilit.
I pyetur për deklaratat e bëra sot nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, Vasili ka thënë se nuk do të bëjë koment, por do të ja lëjë publikut gjykimin.
Vasili ka sqaruar se kërkesa e Metës vjen menjëherë pas takimeve të bëra në SHBA, në të cilat është kërkuar ndalimi i Klement Balilit.
“Se cilat janë reagimet në lidhje me kërkesën e kreut të Kuvendit, nuk besoj se është e nevojshme të bëj komente, po ja lë publikut të gjykojë këto komente dhe pse bëhen. Gjatë vizitës në SHBA, isha i pranishëm në një takim të zotit Meta me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, ambasadorin William Brownfield që shprehur vlerësimin për bashkëpunimin në reformën në drejtësi. I vetmi shqetësimi që ambasadori Brownfield ngriti në këtë takim ishte mosndalimi i Klement Balilit dhe ambasadori i kërkoi zotit Meta të nxiste autoritetet shqiptare për të bërë gjithçka”, deklaroi Vasili.