Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë një dënim shumë të ashpër ndaj Drejtorit të Përgjitshëm të Tiranës. Në mbledhjen e tij të fundit KDS dënoi Sajmir Shehrin me 2 vite pezullim nga aktivitetet futbollistike, pasi pështyu në ndeshjen Skëndërbeu-Tirana, zyrtarin e ndeshjes. Ndërkohë të dyja klubet janë gjobitur me nga 1 milion lekë të vjetra për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozerive respektive. Me nga 2 ndeshje janë pezulluar dhe zv.trajneri i Teutës Klodian Dervishi, trajneri i Tërbunit Viktor Gjoni dhe Abaz Karakaci për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes.