Peshkatarët në Durrës janë hedhur sot në protestë, pasi nuk lejohen të dalin në det. Shkak është bërë mungesa e ‘Blue box’, pajisje që shërben për lokalizimin e vendndodhjes.
Këto masa janë marrë fill pas ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë, ku anija ‘Çelepia 2’ u mor peng.
Sakaq, kreu i Shoqatës së Peshkatarëve, Klodian Katipi tha se kjo kërkesë nga ana e policisë është e padrejtë. ‘Kjo masë e menjëhershme na dëmton’, tha Katipi.