Një peshkaqen me dy koka, tingëllon si një përbindësh i marrë nga filmat horror, por shkencëtarët janë duke gjetur gjithnjë e më shumë si këta lloj në të gjithë botën.
Disa thonë se ky fenomen ka nisur që në 2008, kur peshkatari Christian Johnson kapi një peshkaqen ngjyrë blu, me dy koka në brigjet e Australisë. Në 2013, një grup peshkatarësh nga Florida, kapën një peshkaqen blu, të cilës në mitër iu gjet një këlysh me dy koka.
Duhet thënë se femra mban deri në 50 të vegjël në mitër. Kohët e fundit, kërkuesit spanjollë kanë gjetur një tjetër peshkaqen që kishte në bark të vegjlit e saj. Ata zbulua se një prej embrioneve ishte me dy koka dhe shkencëtarët e hapën me kujdes vezën për të studiuar embrionin e çuditshëm.
Profesori që drejton studimin Valentín Sans-Coma, është i paqartë nëse embrioni do të mbijetonte nëse ata do ta linin të lirë. Është e mundshme që këto embrione nuk jetojnë për një kohë të gjatë dhe kjo shpjegon se pse nuk janë gjetur më parë peshkaqenë me dy koka.
Lindja e peshkaqenëve me dy koka mbetet një mister për shkencëtarët dhese nuk dihen se kush janë faktorët që shkaktojnë këtë mutacion gjenetik. Ndërkohë numri i tyre është në rritje. Paraprakisht dyshohet se kjo ndodh për shkak të ndotjes, prezencës së lartë të kimikateve në ujë apo rrezatimi./shqip