Pesë persona, mes tyre katër fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ra në shtëpinë e tyre në qytetin jugor, të Nurembergut.
Zjarrfikësit i thanë agjencisë së lajmeve “DPA” se morën një telefonatë emergjente në orën 3 të mëngjesit dhe kur arritën në shtëpi, gjysma e katit të parë ishte e “pushtuar” plotësisht nga flakët.
Katër të rritur ishin në gjendje të largoheshin nga ndërtesa e djegur dhe u shtruan në spital me lëndime jo shumë të rënda.
Zjarrfikësit thonë se një foshnjë, tre fëmijë të tjerë, 4, 5 dhe 7 vjeç si dhe një grua 34 vjeçare që në katin e dytë të ndërtesës vdiqën si pasojë e zjarrit./ Opinion.al