Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pesë ditë më parë u kapën duke trafikuar 1 kg kokainë, zbulohet edhe baza e mashtrimit me bursat në Tiranë 

2024/03/26 at 4:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pesë ditë më parë u kapën duke trafikuar 1 kg kokainë, zbulohet edhe baza e mashtrimit me bursat në Tiranë 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vijuar hetimet mbi personat e përfshirë në ngjarjen e para 5 ditëve në kryeqytet, ku u ndalua një punonjës policie dhe u arrestuan 3 persona të tjerë. 

Sipas AMP, është zbuluar një ambient i përshtatur si Call Center në pronësi të Shkëlqim Ostrenit dhe një 33-vjeçari me inicialet M.H i shpallur në kërkim. Ky Call Center ndodhet në rrugën “Idriz Guri” në Tiranë dhe është pikasur pas këqyrjes së pamjeve filmike. Mësohet se aty ushtrohej aktivitet i paligjshëm i mashtrimit me bursën FOREX. 

Më 21 Mars, shitja e 1 kilogramëve kokainë u krye me dijeni të plotë dhe angazhimin e një efektivi të Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit. Ky i fundit, Ervis Shkurta u arrestua nga AMP dy ditë pas operacionit anti-drogë ku mbeti i plagosur dhe një trafikant. 

Hetimet treguan që efektivi i Operacionales ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike të llojit kokainë. Më herët në pranga për rastin e trafikut ra shtetasi Eneo Sulejmanaj, i cili mbeti i plagosur dhe dy shtetasit e tjerë Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj.  

Të tre ata po lëviznin me makinë, kur policia i bëri thirrje të ndalonin të rrugën ‘Mihal Duri’, thirrje të cilës Eneo Sulejamni që drejtonte mjetin nuk iu bind dhe tentoi të largohej duke bërë manovra të rrezikshme. Ai u neutralizua nga efektivët që qëlluan edhe me armë zjarri. 

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka vijuar hetimet e thelluara mbi personat e përfshirë në ngjarjen e datës 21.03.2024, ku u ndalua një punonjës policie dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas të tjerë dhe pas këqyrjes së detajuar të komunikimeve telefonike mes tyre dhe personave të tjerë, deklarimeve të disa personave që tregojnë rrethana të hetimit, si dhe këqyrjes së pamjeve filmike të administruara, është bërë e mundur gjetja dhe kontrolli i një ambienti të përshtatur si Call Center, në pronësi të shtetasve M.H. (i shpallur në kërkim) dhe SH. O., i ndodhur në rrugën “Idriz Guri” Tiranë, në të cilin ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i mashtrimit me bursën FOREX. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumenta, pajisje të ndryshme dhe disa njësi kompjuterike, në të cilat ishin të instaluara programe/aplikacione dhe lista emrash me numra italianë, të cilët kontaktoheshin nga disa operatorë, duke i mashtruar për investime në bursë, nëpërmjet të cilave arrinin të përfitonin vlera monetare të konsiderueshme, që variojnë nga 500 deri në 30.000 euro. 

Mbi bazën e materialeve hetimore të administruara deri në këtë fazë i është relatuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, caktimi i masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, në mungesë, për shtetasit M. H., 33 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Mashtrim kompjuterik” i kryer në bashkëpunim, si dhe regjistrimin e të njëjtës vepër për personin nën hetim SH. O., i arrestuar më parë si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”. 

Hetimet vijojnë për identifikimin e plotë të të gjithë personave të përfshirë në këtë veprimtari dhe dokumentimin me prova ligjore të veprave penale, ku dyshohet se ata janë të përfshirë”,-thuhet në njoftim. 

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
“Lufta vazhdon”, Vinicius Junior shpërthen në lot kur e pyesin për racizmin

"Lufta vazhdon'', Vinicius Junior shpërthen në lot kur e pyesin për racizmin

Patriarku serb: Kisha s’mund të jetë pjesë e negociatave për Kosovën

Patriarku serb: Kisha s’mund të jetë pjesë e negociatave për Kosovën

Kërcënohet Angel Di Maria: Nëse kthehesh, të vrasim një familjar

Kërcënohet Angel Di Maria: Nëse kthehesh, të vrasim një familjar

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com