Policia ka nisur hetimet për një ish-punonjës të Postës Shqiptare, pasi akuzohet se gjatë kohës që ka kryer këtë detyrë, ka përvetësuar një shumë parash nga pagesat e kryera nga një shtetas, për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. G., banues në fshatin Belinë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin R. G., 46 vjeç, banues në fshatin Belinë, ish-punonjës i Postës Shqiptare, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka kryer këtë detyrë, ka përvetësuar një shumë parash (pagesat e kryera nga një shtetas, për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike)”-njofton policia.