Ekstradimi i pedofilit shqiptar drejt Italisë pas denoncimit të një 14 vjeçareje që kërcënohej me video e foto porno nxjerr në dritë të tjera perversitete të 68vjeçarit nga Vora.
Ahmet Dedej kishte fotografuar edhe të bijën gjatë arrëdhënieve seksuale me burrin. Filmimet u gjetën në kompjuterin e tij nga policia. Po kështë u gjetën edhe foto të mbesës minorene.
Gazeta “Shqip” shkruan se pas ekspertizës që iu bë kompjuterit të 68 vjeçarit nga specialistët shqiptarë dhe italianë, në të rezultuan në total 52 fotografi dhe video me përmbajtje pornografike, kryesisht të vajzave të mitura.
Pedofili u ekstradua disa ditë më parë, pasi nënë e 14vjecares italiane iu drejtua për ndihmë policisë. Sipas saj, shqiptari i kercenonte minorenen aso kohe 12vjeç se do i publikonte foto nudo, nëse ajo nuk vazhdonte të zhvishej kur fliste me të në Facebook.