Një mur i ngjashëm me atë të Berlinit është ndërtuar më Peru. Vetëm se muri është ngritur jo për të ndarë dy sisteme politike dhe ekonomike nga njëri-tjetri, por për të ndarë dy klasa shoqërore të varfërit dhe të pasurit. Dhe ndërtimi është bërë nga këta të fundit.
Lagjia “Las Casuarinas” më kryeqytetin Lima ku jetojnë të pasurit, është e ndarë me një mur të lartë me tela me gjemba nga lagjia “Vista Hermosa” ku jetojnë të varfërit.
Ai është cilësuar si “Muri Peruan i Berlinit”, dhe u ndërtua për të shmangur grabitjet në lagjen e të pasurve. Në kundërshtim të murit, fëmijët e lagjes së varfër kanë shkruar në mur “qyteti im është qyteti yt, qyteti jonë”