Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhi i vitit/Bozo: Kur shkova për studime…Tani punoj “si gjermani”

2019/12/26 at 9:50 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Personazhi i vitit/Bozo: Kur shkova për studime…Tani punoj “si gjermani”

Profesoresha Luljeta Bozo ishte ajo që na qetësoi pas situatës së rëndë që kaluam nga tërmeti i 26 nëntorit. Me qetësinë e saj dhe mbi të gjitha diturinë, shumë njerëz që dëgjonin profesoreshën e nderuar gjenin një shpjegim të qartë se çfarë po ndodhte me ndërtimet në Shqipëri. Për këtë por jo vetëm, mjafton të kujtojmë 54 vite punë si inxhiniere, profesoresha Luljeta Bozo është një nga personazhet e vitit në emisionin Opinion. Profesoresha tregoi se si nisi studimet, ndërsa tha se nuk ishte një nga ëndrrat e saj.


“Fizikën e kam pasur shumë qejf edhe në rininë time kisha qejf të isha gjeologe pasi kisha shumë qejf të ngjitesha malit. Këto ishin ëndrrat e rinisë. Në kohën tonë nuk para shpreheshin shumë dëshirat, caktoheshin. Unë dhe shoqja ime e ngushtë ishin dy studente shqiptare në institutin e arkitekturës në Moskë. Në atë kohë këtu nuk përgatiteshin arkitektë. Është për të qeshur se unë që shkova për arkitekturë nuk dija të bëja vizatim, fare po fare. Edhe vizatimin teknik në shkollë ma bënte vëllai se ai kishte mbaruar poltikenikumin dhe ai më bënte vizatimet. Por aty ishte marrëveshje që ne do të shkoni atje, bënim apo jo. Në na dhanë kokën e Apollonit ta vizatonim për 4 orë. Ne rrinim shikonim njëra tjetrën dhe qeshnim se çfarë do bënim. Nuk dinim… Kur sa iku ai instruktori vijnë studentët e vitit të tretë. Ne rusishten e dinim shumë mirë, sepse gjuhë ruse në shkollën e mesme na i bënte një ruse. Erdhën ata, pam pam… Për tre minuta dhe shkuan në punën e vetë. Vjen instruktori pas gjysmë ore: Shumë mirë vajza tha, e keni bërë shkëlqyeshëm. Ne drejt e drejt: nuk e kemi bërë vetë! Ai bëri sikur nuk dëgjoi. Na merr ai ato vizatimet e tona na çon tek Zv.dekani. Edhe ky tha shumë mirë i keni vizatuar, ne po i thamë prapë nuk i kemi bërë vetë. Nuk ka problem tha, ju do ti mësoni të gjitha këto dhe kjo ishte kaq e vërtetë sa që njeriu kur do i mëson që të gjitha. Unë që nuk dija të vizatoja as një kokërr mollë, në fund të vitit të parë punën time e mbajtën si vizatimin më të mirë të grupit”.

Sa i përket situatës pas tërmetit dhe zonave më të goditura,  profesoresha Luljeta Bozo tha:  Unë kam vite e vite me radhë që them na ruajt Zoti nga tërmeti se nuk dihet se çfarë do bëhet, në plazhin e Durrësit, në kënetë dhe disa ndërtime të tjera. Mikro-sozmini i parë është bërë i Durrësit, është vendi që ka vuajtur më shumë nga tërmetet. Tre herë është groposur, atje mund të bien dhe tërmete deri në 9 ballë me shkallën e vjetër. Kurse me këtë të renë, 8.5 është e mundshme, që është katastrofik. Është një tërmet që përsëritet në një periudhë kohore shumë të gjatë.

Ku është problemi me ndërtimin në Shqipëri?

“Ne kemi shumë probleme, shumë rreziqe natyrore, më i frikshmi është tërmeti. Megjithatë pak a shumë dihet në Shqipëri kush janë zonat me aktivitet të lartë sizmik. Durrësi nuk duhet të zbrazet por duhet të ndërtohet mirë. Rreziku i dytë janë rrëshqitjet e njëpasnjëshme. Ka mundësi që plani i rrëshqitjes të jetë 60 metra thellë, e nuk ka masë inxhinierie që e pengon atë. Rrezikun i përmbytjeve, pasi gjithë sistemi i kullimit, i prishëm të gjithë. I hoqëm gurët për të bërë shtëpi. Rreziku i fundit i zjarreve, që në shumë raste janë nga pakujdesia mos themi të qëllimshme por që prishin gjithë ekosistemet”.

Vazhdon të punosh për ditë?

Jo për ditë, por me “regjim gjermani”. Në 4 e një çerek zgjimi. Tërmeti mua më gjeti zgjuar. Shpirtërisht isha përgatitur që do vinte ky tërmet. Në orën 5 marshimi, një orë, 5 km. Po nuk bëra 5 km në mëngjes nuk kthjellohem. Ajo më ftillon, veç që bëj lëvizje bëj plane, meditoj. Se nuk ka dhe njeri është e qetë Tirana. Nga ora 6 deri në 7, çfarë bëhen ato të mëngjesit dhe ne 7 e çerek unë dal dhe iki në punë, tek universiteti Polis. Të hënë të martë dhe të mërkurë kam nga tre orë mësim dhe mbaroj nga ora 1. Pastaj kthehem, do haj drekën. Një herë në ditë haj. Vetëm drekën. Pastaj filloj turnin e dytë në shtëpi. Kafe pi shumë… po merrem me shkrime, tani kam në dorë dy libra. Vetëm 5 orë gjumë bëj./ Opinion.al 



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Personazhi i vitit/ Duka: Si u bëra pjesë e futbollit, stadiumi i ri…

Personazhi i vitit/ Duka: Si u bëra pjesë e futbollit, stadiumi i ri...

Personazhi i vitit/ Eliza Hoxha nga fotografe, arkitekte tani në politikë

Personazhi i vitit/ Eliza Hoxha nga fotografe, arkitekte tani në politikë

Personazhi i vitit/ Voltana Ademi: Si jam futur në politikë

Personazhi i vitit/ Voltana Ademi: Si jam futur në politikë
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com