Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhi i Javës/ Vajza shqiptare që u detyrua të prostituoi

2016/10/08 at 10:08 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Personazhi i Javës/  Vajza shqiptare që u detyrua të prostituoi

Nga Reldar Dedaj


Rurika e përjavshme në ‘Opinion.al’, Personazhi i Javës, këtë radhë vjen disi krejt ndryshe. Nuk ka thjesht një emër të përveçëm. Por ka diçka më shumë se kaq. Një plagë, një poshtërim, një skllavërim, një dhimbje, në kuptimin më të plotë të fjalës, një ferr të vërtetë. Java që kaloi, për opinionin publik, më tepër dominuan ngjarjet se sa vetë personazhet e përfshira në to. Në vazhdën e kësaj ideje, këtë radhë, do flasim për prostitutën shqiptare, për vajzën e paemër që e detyruan. Dhe fjala nuk është tek emri në njëjës, por në shumës. Do flasim për atë qenie njerëzore, ku më tepër se sa e tillë, konsiderohet një gjësend, konsiderohet një damkë dhe mbi të gjitha, një gjë që pak ja vlen të flasësh për të.

Ka shumë nga ata që thonë se, sa bukur do të ishte, nëse legalizojmë prostitucionin: rrugë të pastra, më shumë të ardhura tatimore, gratë e lira për të ushtruar profesionin më të vjetër në botë, të sigurta dhe pa shfrytëzimin e çdo lloji.

Sipas tyre, ky do të jetë një hap përpara dhe një “grusht shteti” kundër hipokrizisë së gjithë atyre që ende pretendojnë se problemi nuk ekziston. Ky mendim, sot, gjerësisht bashkon disa politikanë, intelektualë  dhe artistë, por edhe shumë njerëz të zakonshëm.

Ata kanë shumë dëshirë  të theksojnë se, zanati më jetëgjatë në botë, është gjithashtu më i penguari në publik dhe më i mbrojturi në fshehtësi.

E pra, kjo në fakt do të ishte një ide e mirë? Do të ishte diçka shumë pozitive që shteti të marrë këtë rrugë? Përgjigja është: jo në të gjitha këndvështrimet. Për arsye etike dhe arsye praktike.

Së paku, 5.162 gra dhe vajza janë trafikuar për t’u shfrytëzuar si punonjëse seksi nga Shqipëria mes viteve 1990 dhe 2005. Rreth 22 për qind e tyre qenë minorene kur u trafikuan. Shtatë për qind e viktimave qenë rrëmbyer, përdhunuar ose u qenë kërcënuar familjet. Katër për qind u shitën në prostituim të detyruar nga vetë familjet e tyre.

Mësohet se grupet kriminale të mirëorganizuara kontrollojnë trafikun, ndërsa ata i pastrojnë fitimet përmes blerjeve të pronave në Shqipëri. Përpjekjet për të shkatërruar këto grupe kriminale, në të shumtën e rasteve kanë dështuar, pasi ato kërkojnë hetime ndërkombëtare dhe mbi të gjitha, tashmë është pranuar se ata kanë ndikim edhe në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Në raportin e vitit 2007, policia shqiptare thotë se identifikoi më shumë se 2 mijë njerëz të dyshuar për trafikime përgjatë një dekade e gjysmë, por vetëm 23 për qind e tyre qenë në burg, brenda dhe jashtë vendit. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria dënoi nëntë njerëz për trafikim në vitin 2014 dhe vetëm tre persona një vit më parë.

Kronika tregon se kriminelët, pothuajse 99 për qind të rasteve kthejnë kapitalin e tyre kriminal në Shqipëri. Atë para që kanë fituar mbi shfrytëzimin seksual të mijëra vajzave minorene, mbi gjakun dhe jetët e tyre. Ata kthehen këtu pa frikën se do t’u hyjë gjë në këmbë, pasi njohin sistemin si funksionon, e korruptojnë atë dhe mbi të gjitha bëjnë një jetë sociale për t’u pasur lakmi nga luksi dhe demonstrimi i tij.

Të flasësh për legalizim të prostitucionit, pikëspari, duhet të ndërtosh mekanizma për të evidentuar kapitalin e ngritur mbi skllavërimin barbar të mijëra vajzave shqiptare dhe pas kësaj, jo vetëm ta sekuestrosh atë, por edhe të dënosh autorët e kësaj plage famkeqe në vendin tonë. Për ato vajza të vdekura në shpirt, drejtësia nuk është një fjalë e çfarëdoshme, është shumë më tepër se kaq, është dinjitet në radhë të parë.

Pak a shumë,  po e mbyllim këtu, e asgjë, asgjë nga gjithçka që kemi dashur të bëjmë e të mos e bëjmë, të dëshirojmë apo të mendojmë nuk do të na çonte drejt një fundi tjetër. Historia tragjike e këtyre mijëra vajzave, në pamje të parë, duket e qetë; ashtu si janë thonjtë para se të çjerrin. Është e njëjta dorë që përkëdhel dhe godet, dhe të njëjtat fytyra që janë buratinë dhe armiq, kukulla dhe monstra, të gjitha bashkë.

 



Ju sugjerojmë

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Qëndrimi i lëkundshëm i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

30 Qershor, 2025 7:20 pm
Messi drejt rikthimit te Barcelona? Argjentinasi kërkon të largohet nga MLS
Sport

Messi drejt rikthimit te Barcelona? Argjentinasi kërkon të largohet nga MLS

30 Qershor, 2025 7:06 pm
Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!

30 Qershor, 2025 7:03 pm
Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë
Kryesore

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë

30 Qershor, 2025 6:42 pm
Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan
Aktualitet

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

30 Qershor, 2025 6:31 pm
Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025
Aktualitet

Publikohen notat e provimeve me zgjedhje për maturën 2025

30 Qershor, 2025 6:25 pm
Para
Dy viktima të sherreve banale në Korçë e Shkodër. Zbardhen detajet e vrasjeve

Vrasja në Shkodër pas ofendimeve, autori sapo ishte kthyer nga Belgjika

Taksa për rrugën e Kombit, Prefekti i Kukësit del kundër, i bën thirrje Ramës

Taksa për rrugën e Kombit, Prefekti i Kukësit del kundër, i bën thirrje Ramës

Emrat/ Kapen në flagrancë 6 trafikantët e drogës në Kukës

Emrat/ Kapen në flagrancë 6 trafikantët e drogës në Kukës
















TE FUNDIT

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
30 Qershor, 2025

Eurostat ka dalë me një raport lidhur me numrin e vdekjeve të vitit 2022, duke paraqitur se numri i vdekjeve...

Lexo më shumë

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
30 Qershor, 2025

Ushtria siriane ka vrarë rreth 1 mijë e 500 civilë të sektit alevitë vetëm në muajin mars. Investigimi është bërë...

Lexo më shumë

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
30 Qershor, 2025

Ekspertët e çështjeve ligjore-kushtetuese thonë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk solli zgjidhje për krizën institucionale në Kosovë. Sipas tyre,...

Lexo më shumë

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
30 Qershor, 2025

Të paktën 20 palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit që goditi një kafene të njohur, e cila përdoret...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com