Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhi i Javës/ Sa t’mos jetë vonë, Klement Balilin dorëzojeni si “trofe” të ndershmërisë politike

2016/12/17 at 12:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Personazhi i Javës/ Sa t’mos jetë vonë, Klement Balilin dorëzojeni si “trofe” të ndershmërisë politike

Nga Reldar Dedaj 

Greqia lëshoi një urdhër “internacional wanted” dhe i vuri nofkën “Escobari i Ballkanit”, shqiptarit Klement Balili. Ai është një 40-vjeçar i fortë, i rritur afër politikës, i pasur dhe me shije ashtu-ashtu, përderisa ka ndërtuar gjithë atë hotel në Sarandë dhe s’ta ka ënda të pish një kafe.

Punonjës i administratës së shtetit, mik i disa politikanëve më në zë në vend. Kur e shpallën trafikant droge, ai ishte drejtues në administratën shtetërore si drejtor i Transporteve në Bashkinë e Sarandës.

Sot, të gjithë po e kërkojnë, policia që ka për detyrë ta kapë, duket se është lodhur dhe nuk po e gjen dot. Mirëpo ai ndodhej në Sarandë, ditë për ditë e natë për natë, dasma e morte. Gazetarët mund ta fotografonin kudo. Greqia e kërkonte kudo. Por, Klementi i bënte pushimet në bregdetin e Sarandës dhe priste e përcillte miq në hotelin e vet…

Të lodhur nga “cic-mi-cet” e politikës dhe të policisë, të gjithë pyesin: Pse nuk e kapin Klement Balilin? Gazetari investigativ, Artan Hoxha, në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan, 48 orë para se të shkruheshin këto radhë, deklaroi se Klement Balili ka udhëtuar në Dubai, bashkë me një ministër të kësaj qeverie.  Gazetari, më tej, nënvizoi se udhëtimi është kryer në kohën kur ai ende nuk ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar.

Problemi nuk është të dihet se kush ka qenë ministri që ka udhëtuar drejt Dubait me Balilin, nëse ka udhëtuar, ajo dihet, problemi qëndron se kush është ai që e mbron kaq shumë Balilin e Delvinës?

…sot të gjithë po kërkojnë atë. Disa ditë më parë, pikërisht në zyrën e kryeministrit, u mblodh edhe shefi i SHISH, edhe ambasdori i SHBA-së. Donald Lu, pas atij takimi, u detyrua edhe njëherë tjetër të pyesë shqip: ku është Balili?

Nga ajo ditë, mediat gjurmojnë Balilin. Disa shkruanin se është në Sarandë, disa të tjera është në Tiranë. A kanë hyrë ato në spekulime? Kjo është pyetja.

Sepse në një këndvështrim të përgjithshëm, duket se i gjithë shteti shqiptar, institucionet më të rëndësishme të tij, fqinjët dhe trupi diplomatik në vend, janë të shqetësuar për vendodhjen e tij. Por askush se sheh, në fakt, e shohin vetëm kamerat e aparateve celular privat, por jo institucionet, jo ata që duhet ta kapin, veç ata jo.

Larg qoftë, por duhet thënë, mos po bëjnë autoritetet shqiptare se duan të dorëzojnë Balilin, por në fakt akoma nuk janë të sigurtë që t’a dorëzojn?

Një pyetje tjetër, mos është edhe kjo, çfarë e mban në lojë aq shumë atë, madje edhe për ballë faktit që ai të dorëzohet si “trofe” i ndershmërisë politike?

Por siç duket, fuqia e internetit, i ka nxjerrë cullak autoritetet shqiptare. Të paktën ata nuk mund të thonë ne nuk e dinim. Me Klement Balilin jemi duke parë rikthimin e historisë së një bosi mafie, Al Capone, p.sh, por me një ndryshim. Këtë herë historinë e tij nuk na e bëjnë me dije mediat, por vetë ai. Nga një aparat celuar, nga një dasmë, nga një motoskaf dhe tek shëtit krejt i lirshëm në plazhin e detit Jon.

Se nga e kërkojnë këta të tjerët, këtë punë, veç një Zot e di….

Ju sugjerojmë

Vrasja e Nikulajt/Ruben Saraiva paraqitet në gjyq, merren në pyetje disa dëshmitarë
Aktualitet

Vrasja e Nikulajt/Ruben Saraiva paraqitet në gjyq, merren në pyetje disa dëshmitarë

30 Qershor, 2025 12:52 pm
Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari
Aktualitet

Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari

30 Qershor, 2025 12:38 pm
Durrës/Sekuestrohen mbi 22 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, të fshehura në…
Aktualitet

Durrës/Sekuestrohen mbi 22 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, të fshehura në…

30 Qershor, 2025 12:35 pm
Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
Bota

Reagimi për pengjet/ Netanyahu: Zgjidhje për çështjen e Gazës! Të mposhtim Hamasin

30 Qershor, 2025 12:23 pm
Eksperti i sigurisë draft-ligjin për monopatinat elektrike/Kufizimet që parashikon
Aktualitet

Eksperti i sigurisë draft-ligjin për monopatinat elektrike/Kufizimet që parashikon

30 Qershor, 2025 12:12 pm
Bypass-i i Vlorës dhe atraksionet turistike/Rama publikon pamjet e aksit prej 29 km
Aktualitet

Bypass-i i Vlorës dhe atraksionet turistike/Rama publikon pamjet e aksit prej 29 km

30 Qershor, 2025 12:07 pm
I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi
Aktualitet

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi

30 Qershor, 2025 11:54 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 26 vatra në vend

30 Qershor, 2025 11:54 am
CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit
Bota

CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit

30 Qershor, 2025 11:43 am
Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha: Proces gjyqësor politik, një piramidë mashtrimi!

30 Qershor, 2025 11:35 am
Para
Foto-galeri/ Kjo është ambasadorja seksi e emëruar nga Rusia për Kupën e Botës

Foto-galeri/ Kjo është ambasadorja seksi e emëruar nga Rusia për Kupën e Botës

Foto/ Shifra marramendëse që harxhon i dashur i Dua Lipës për një darkë

Foto/ Shifra marramendëse që harxhon i dashur i Dua Lipës për një darkë

Video/ Presidenti i FIFA-s kundër Luka Modric të Real Madrid-it

Video/ Presidenti i FIFA-s kundër Luka Modric të Real Madrid-it

TE FUNDIT

Vrasja e Nikulajt/Ruben Saraiva paraqitet në gjyq, merren në pyetje disa dëshmitarë

Vrasja e Nikulajt/Ruben Saraiva paraqitet në gjyq, merren në pyetje disa dëshmitarë
30 Qershor, 2025

Marokeni Ruben Saraiva, i dyshuar si autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën...

Lexo më shumë

Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari

Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari
30 Qershor, 2025

Shpërndante droga të forta në disa lagje të qytetit të Peshkopisë, bie në pranga 21 vjeçari. Specialistët për Hetimin e...

Lexo më shumë

Durrës/Sekuestrohen mbi 22 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, të fshehura në…

Durrës/Sekuestrohen mbi 22 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, të fshehura në…
30 Qershor, 2025

Policia e Durrësit ka sekuestruar mbi 22 mijë franga zvicerane dhe 555 euro që dy persona tentonin t’i fusnin në...

Lexo më shumë

Reagimi për pengjet/ Netanyahu: Zgjidhje për çështjen e Gazës! Të mposhtim Hamasin

Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
30 Qershor, 2025

Janë hapur mundësi të reja për lirimin e pengjeve që mbahen ende në Rripin e Gazës pas operacioneve ushtarake në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com