Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhi i Javës/ Nga varri Enver Hoxha i pëlqyer për shqiptarët (reflektim mbi sondazhin e rremë të IDRA-s)

2016/12/10 at 8:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hoxha, historia e tiranit që mbajti peng vendin për 4 dekada 

Nga Reldar Dedaj 


Përceptimi i shqiptarëve për komunizmin dhe Enver Hoxhën i pasqyruar në një sondazh të IDRA-s, nëse nuk do ishte falsitet, do merrej si një kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare dhe një dështim i klasës politike që në 26 vjet nuk ka mundur të informojë mbi krimet e tmerrshme të diktaturës.

Shprehja se kush nuk mëson nga gabimet është i destinuar t’i përsërisë ato, në pamje të parë, duket mëse aktuale në rezultatin e rremë të sondazhit të IDRA-s, ku janë pyetur 995 persona mbi të shkuarën komuniste.

Problemi qëndron se në lidhje me komunizmin dhe figurën e diktatorit Enver Hoxha, Shipëria i ka mbyllur prej 26 vitesh llogaritë me të. Por ajo nuk mund të shmangë dhe s’ka se si të shmangë një histori dyzet e ca vjeçare. Një histori e tillë është pjesë e jetës sonë me gjithë absurdin, trishtimin, vrasjet dhe krimin që prodhoi.

Mirëpo, kush është i interesuar për një gjë të tillë. Kjo është pyetja. Dhe përpara se të shkojmë tek përgjigja, rikthehemi edhe njëherë te sondazhi.

Por sa real është ky sondazh dhe cilat janë parametrat shkencorë të tij, kjo mbetet për t’u parë.

Për të gjithë ata që njohin sadopak terminologjinë e sondazheve, duke nisur vetëm nga kampioni i marrë, e kuptojnë menjëherë se ky është një sondazh fals dhe pa bazë minimale shkencore.

Siç duket, Edi Rama po bie. Për këtë arsye po bëhet gjithë kjo zhurmë. Kryeministri ka menduar të gjejë shpëtim tek të vdekurit. Me sa duket, nuk ka ku kapet tjetër. E majta nuk dorëzohet kollaj, edhe e mbytur- diku kapet… te rrënjët e pemës. Po kur vjen koha- vjen.

Mund të jetë e vërtetë ajo që thuhet se shumë të rinj të ’90-ës u thyen. Ca u vranë, ca u trembën, ca u blenë, ca dështuan dhe shumë të tjerë gjetën rrugë të reja. Por në 26 vjet demokraci, pavarësisht faktit se dikush pandehu se krimet e komunizmit në përgjithësi dhe në veçanti të Enver Hoxhës u harruan, e ka shumë gabim.

Edi Rama ka rënë nga maja e pompozitetit, në flluskë. Përderisa kërkon të nxjerrë të vdekurit nga varri. Të gjithë elementët që nga arroganca, oligarkia, dinastia, shkelja e individit, elita liberale…deri te flluska- kjo është rruga e vetme e rënies që po përshkron.

Dhe për t’u kapur diku, ka menduar të gjejë shpëtim tek Enver Hoxha.

Por çfarë efekti krijoi kjo, u duk se krimi, në formën e njeriut, u kthye aty. Pikërisht tek rezultatet e atij sondazhi skandaloz, të manipuluar dhe të blerë. Nuk ishte vetëm ky mendimi i parë, nuk ishte vetëm një mendim, por shumë ide për atë që dëgjuam. Ishim në dijeni për psikologjinë e kriminelit që kthehet në vendin e krimit, por kjo dukej herë më e butë, herë më e egër, herë më e ndryshme.

Vallë këta kthehen si sytë e verbër apo si dorë e ngrirë? Autorët e krimit në diktaturë nuk treguan kurrë pendesë dhe bash për këtë menduam një herë se mos vallë gjetën “kryqin” ku të përshpirten.

Ata që porisitën të parët një rezultat të tillë nuk kanë më asnjë kapacitet për të pastruar duart me gjak të një krimineli, nuk kanë aspak kapacitet për të dërguar më njerëzit në kasaphane, as nën armatura, as në galeri, as në ferr. Dhe as të shpëtojnë vetveten me Enver Hoxhën. Shqipëria e ka mbyllur ciklin me të. Mirëpo, këta për hir të pushtetit edhe pse nuk kanë lindur kriminelë, ende nuk janë shëruar nga krimi…

 



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Foto-lajm/ Këngëtarja e njohur rikthehet te “Kënga Magjike” pas 10 vjetësh

“Kënga Magjike”, nata e ndarjes së çmimeve

Skandali/ Farmacitë shqiptare shesin ilaçe të skaduara, Ministria e Shëndetësisë nuk reagon

Skandali/ Farmacitë shqiptare shesin ilaçe të skaduara, Ministria e Shëndetësisë nuk reagon

E Fundit/ 13 persona të vdekur nga shpërthimi në Stamboll

E Fundit/ 13 persona të vdekur nga shpërthimi në Stamboll
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com