Kanë vendosur, që të paktën për një ditë në faqet e tyre sociale të mos publikojnë foto fustanesh, ushqimesh apo vaniteti, por të japin shembullin e tyre, jo vetëm fjale, por edhe me vepra, në një nismë humane. Ata kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. Nismës “Edhe unë dua të jetoj”, e ndërmarrë nga klinika e njohur KEIT dhe nga Kryqi i Kuq Shqiptar, i janë bashkuar disa personazhe publikë.
Në këto foto, ne shohim gazetaren Aulona Musta, këngëtaren Soni Malaj, aktorin Bes Kallaku, këngëtaret Valbona Mema e Sheila Haxhiraj, por edhe një nga pjesëmarrësit e Big Brother, Valer Kolnikaj.
Kjo nismë do të vijojë edhe në muajt në vazhdim për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve që kanë nevojë për gjak.