Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë! Ja përllogaritja

2025/05/28 at 8:48 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë! Ja përllogaritja

Close-up of economist using calculator while going through bills and taxes in the office.

Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga 31 marsi 2025 do të paguajnë 23% tatim për shumën prej 14 milionë lekë.


Kjo do të thotë se nëse një person fizik ka realizuar një fitim tatimor prej 20 milionë lekësh, ata do të paguajnë 15% për fitimin deri në 14 milionë lekë dhe 23% për pjesën e mbetur prej 6 milionë lekësh. Kjo formë e re llogaritjeje, automatikisht rrit tatimin që duhet të paguajnë personat fizikë që deklarojnë fitime tatimore mbi 14 mln lekë në vit. Më parë, personat fizikë me fitime në këto nivele paguan tatim fitimi prej 15% për të gjithë shumën. (në rastin konkret, 15% e 20 mln lekë).

Në këtë mënyrë tatim fitimi për personal fizikë që deklarojnë fitime mbi 14 mln lekë në vit barazohet me ato të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive anonime, që paguajnë 15% tatim fitimi dhe më pas 8% për pjesën e fitimit që shpërndajnë si dividend. (në fakt, duke qenë se personat fizikë nuk shpërndajnë dividend, ata do të jenë të detyruar të paguajnë 23% për gjithë shumën mbi 14 mln lekë, ndryshe nga shpk-të dhe SHA-të që mund të mos shpërndajnë dividend, ose të shpërndajnë një pjesë të fitimit si dividend).

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në rang kombëtar janë më pak se 400 tatimpagues persona fizikë që realizojnë fitim neto mbi 14 milionë lekë dhe përfshihen në këtë skemë tatimore me normë deri në 23%.

Nga administrata tatimore këtyre subjekteve iu është dërguar një mesazh i personalizuar.

“Administrata Tatimore ju bën me dije se, duke qenë se jeni person fizik dhe keni realizuar për vitin 2024 një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, duhet të mbani në vëmendje llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat nga biznesi, në përputhje me nenin 24, pika 2, të Ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ky ndryshim bazohet në nenin 24, pika 2, të Ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, dhe sjell një sistem tatimi progresiv mbi fitimin neto vjetor të këtyre individëve. Regjimi i ri tatimor do të zbatohet për personat fizikë që kanë realizuar mbi 14 milionë lekë fitim neto për 2024, ndërsa tatime do të paguhet nga muaji mars i 2025-s.

Pika 2 e nenit 24 të ligjit parashikon se të ardhurat neto të tatueshme (pra, fitimi pas zbritjes së shpenzimeve të lejuara) për personat fizikë do të tatohet me norma progresive, si: për bazën tatimore vjetore (fitimi neto) deri në 14,000,000 lekë norma tatimore do të jetë 15% dhe mbi 14,000,000 lekë norma tatimore do të jetë 23%.

Si do të llogaritet tatimi?

Sipas sqarimeve të administratës tatimore, kjo do të thotë se vetëm pjesa e fitimit që kalon kufirin prej 14 milionë lekësh tatohet me 23%. Pjesa deri në 14 milionë lekë tatohet me 15%. Është e rëndësishme të kuptohet se tatimi i ri nuk zbatohet mbi të ardhurat bruto (shitjet apo xhiroja totale), por mbi fitimin neto, që llogaritet si:

Fitimi neto = Të ardhura totale – Shpenzime të lejuara

Shembuj

Nëse një person ka 14,000,001 lekë të ardhura dhe 1 lekë shpenzim, fitimi është 14,000,000 lekë, do të tatohet me 15%.

Vetëm kur fitimi kalon 14 milionë lekë, do të zbatohet norma 23% për shumën shtesë.

Personat fizikë që realizojnë të ardhura vjetore (xhiro apo shitje) deri në 14 milionë lekë përfitojnë përjashtim nga tatimi mbi fitimin deri në vitin 2029.

Shembull si llogaritet tatimi për fitimin mbi 14 mln lekë

Bazuar në Udhëzimin Nr. 26, datë 8.9.2023 PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT (Ndryshuar me udhëzimin nr. 4, datë 4.2.22025

Pika 24. Norma tatimore

24.2

Për të ardhurat vjetore nga biznesi, për të cilat baza e tatimit është e ardhura neto e tatueshme, pra diferenca e të ardhurave minus shpenzimet e zbritshme, zbatohen normat progresive, si më poshtë:

a) 15% për të ardhurat neto të tatueshme (fitimi i tatueshëm) deri në 14.000.000 lekë në një vit tatimor;

b) 23% për çdo lekë shtesë të të ardhurave neto të tatueshme (fitimit të tatueshëm) mbi 14.000.000 lekë në vit.

24.3 Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi zbret nga e ardhura bruto çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm vjetor në masën 12.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë 12.000.000 x 15% = 1.800.000 lekë.

24.4 Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi nga e ardhura bruto ka zbritur çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar, sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm 20.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë: 14.000.000 x 15% + 6.000.000 x 23 % = 2.100.000 + 1.380.000 = 3.480.000 lekë. Pra, tatimi që do të paguajë tatimpaguesi, për një fitim të tatueshëm prej 20,000,000 lekësh do të jetë 3.480.000 lekë. Më parë ky biznes paguante tatim fitim prej 3 milionë lekë (15%*20 mln lekë), pra në rastin konkret do të paguajë 480 mijë lekë më shumë, me një rritje prej 1.6%./Monitor



Ju sugjerojmë

Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave
Bota

Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave

22 Tetor, 2025 5:08 pm
SHBA presion Viktor Orban/ Hungaria, i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka ratifikuar aplikimin e Suedisë
Bota

Orban: Hungaria vijon përgatitjet për takimin Trump-Putin

22 Tetor, 2025 4:44 pm
“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
Aktualitet

BE disburson 100 milionë euro për Shqipërinë

22 Tetor, 2025 4:33 pm
I zhdukur prej një viti, SPAK kontrolle në shtëpitë e Ervis Martinajt
Aktualitet

Babai i Ervis Martinajt i kërkon Gjykatës së Lezhës që ta shpallë të zhdukur

22 Tetor, 2025 3:40 pm
Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë
Bota

Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë

22 Tetor, 2025 3:26 pm
OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata
Bota

OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata

22 Tetor, 2025 2:29 pm
Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij
Bota

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij

22 Tetor, 2025 1:24 pm
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Dy vrasje për një kafe në Durrës, kamerieri: I thashë ekspresi është fikur, më shau

22 Tetor, 2025 12:50 pm
Zbardhet akuza e SPAK për punonjësin e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, mori ryshfet për ndërtim të paligjshëm në Ksamil
Kronikë

Korrupsion dhe ndikim i paligjshëm, SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur

22 Tetor, 2025 12:24 pm
U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti
Kronikë

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

22 Tetor, 2025 11:06 am
Para
Cili është plani i ri për ndihma në Gaza? Pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse

Cili është plani i ri për ndihma në Gaza? Pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse

“Punimet ecin shumë mirë”/Rama për superstradën Tiranë-Durrës:Realizimi arrin në 50%

“Punimet ecin shumë mirë”/Rama për superstradën Tiranë-Durrës:Realizimi arrin në 50%

Mori flakë bombola e gazit në banesë, pëson djegie në fytyrë një grua

Mori flakë bombola e gazit në banesë, pëson djegie në fytyrë një grua
















TE FUNDIT

Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave

Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave
22 Tetor, 2025

Qeveria e Giorgia Melonit, gjatë prezantimit të masave të buxhetit të ri të shtetit, njoftoi një rritje të taksimit të...

Lexo më shumë

Orban: Hungaria vijon përgatitjet për takimin Trump-Putin

SHBA presion Viktor Orban/ Hungaria, i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka ratifikuar aplikimin e Suedisë
22 Tetor, 2025

Planet për një takim midis Vladimir Putin dhe Donald Trump në Hungari, duket se dështuan dje. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë

BE disburson 100 milionë euro për Shqipërinë

“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
22 Tetor, 2025

Bashkimi Evropian ka disbursuar 100 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, pasi vendi...

Lexo më shumë

Babai i Ervis Martinajt i kërkon Gjykatës së Lezhës që ta shpallë të zhdukur

I zhdukur prej një viti, SPAK kontrolle në shtëpitë e Ervis Martinajt
22 Tetor, 2025

Mustafa Martinaj kërkon zyrtarisht nga Gjykata e Lezhës shpalljen si të zhdukur të të birit, Ervis Martinaj, fati i të cilit nuk dihet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com