Dy gazetarë irakianë janë vrarë sot në veri të Bagdadit nga dy persona të armatosur, teksa realizonin një reportazh me një zyrtar të lartë të sigurisë së vendit.
“Personat e armatosur kanë vrarë korrespondentin, Saif Tallal dhe kameramanin Hassan al-Anbaki pranë Bakubës”, njoftoi një prezantuese e televizionit “Sharqiya News”.
Iraku është një prej vendeve në botë më të rrezikshme për gazetarët, më të ekspozuar ndaj sulmeve se kolegët e tyre të huaj.
Dy gazetarët u vranë ndërkohë që po ktheheshin në Bakuba pas një reportazhi me gjeneralin Mizher al-Azzawi, kryekomandant i sigurisë në provincë.