Teksa miliona njerëz në të gjithë botën janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti dhe kanë ndihmuar mesa munden, të tjerë tentojnë të përfitojnë nga situata e krijuar.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Stamboll, aty ku persona të armatosur kanë sulmuar degën e një fondacioni, e cila grumbullonte ndihma për personat e prekur nga tërmeti.
Si pasojë e ngjarjes, një person ka mbetur i plagosur, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.