Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Persida Allsani: Mos u kompleksoni nga ‘Vrima’, ju hap mëndjen

2015/12/25 at 10:52 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Persida Allsani: Mos u kompleksoni nga ‘Vrima’, ju hap mëndjen

Ju jeni drejtore e Bibliotekës Kombëtare, që përgjigjet për këtë çmim, nga ky pozicion, pse libri i Rita Petros e meritonte çmimin “Lumo Skëndo”?


Kësaj pyetjeje po i përgjigjem si kryetare e Këshillit Shkencor të Bibliotekës Kombëtare, njëkohësisht edhe Juri e këtij çmimi, duke ju përcjellë edhe një herë motivacionin e të dy fituesve për vitet respektive 2013 dhe 2014: “Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë­ Lumo Skëndo 2013: Shtëpisë Botuese “PRINCI”, për botimin studimor të kompozuar Trilogjia Albanika të autorit Arshi Pipa si një botim që harmonizon vlera të çmuara intelektuale, estetike e bibliofilike, duke pasuruar me hijeshi e dije Bibliotekën Albanologjike”. “Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë­ Lumo Skëndo 2014: Shtëpisë Botuese “ALBAS”, për botimin bibliofilik me poema, “Vrima”, të autores Rita Petro, si një botim elegant që harmonizon konceptualen e imazhit dhe artin e poezisë me provokimin estetik, duke pasuruar shijen bibliofilike të leximit”.

Ç’i sjell ky libër letërsisë shqipe?

Një ligjërim të ri, por edhe femëror mbi erosin si një nga dy përmasat arketipale të njerëzores, strukturuar në boshtin e përjetshëm erosthanatos (pra vdekje). Në nivel të figuracionit, letërsia shqipe po e flak më në fund figuracionin dekorativ, thuajse tashmë klishe të ligjërimit mbi erosin dhe vdekjen, për t’iu afruar edhe me këtë libër një ligjërimi specifik të pranishëm në poetikat europiane, së paku qysh prej viteve 1960.

Si e gjykoni debatin që ka nisur? Çfarë mendoni se e nxit atë? Çfarë i skandalizon shqiptarët?

Rita Petro duke marrë çmimin “Lumo Skëndo” Kushtet specifike të kulturës shqiptare, por edhe censurimi i stërgjatë i këtij lloj ligjërimi nga letërsia botërore kanë sjellë për pasojë një ngërç në leximin e letërsisë erotike. Do t’i ftoja lexuesit të mos kenë frikë prej saj, por të shkojnë drejt leximesh të reja, të cilat vetëm do t’u hapin një horizont të ri dhe do t’i ndihmojnë të njohin më mirë vetveten. Biblioteka e kryeveprave botërore të poetikave të erosit është nga më të larmishmet dhe më të pasurat, duke filluar që nga Antikiteti, madje as Mesjeta kristiane nuk u privua nga to, pavarësisht se distanca kohore dhe evoluimi i ligjërimit dhe shoqërisë na bën t’i ndjemë si të natyrshme tashmë. Ato janë tashmë literatura shkollore në të gjithë Europën, pa kompleksuar askënd, sepse flasin gjuhën e letërsisë. Po përfitoj nga kjo intervistë për të sjellë ndërmend vetëm pak prej tyre: Dëshirat e Safos, Arti i të dashuruarit i Horacit, Satirikoni i Petronit, Gomari i Artë i Apuleut, Romani i trëndafilit i De Lorris e Kantikët spiritualë të Saint Jean de la Croix, Dekameroni i Bokacios, Rrëfimet e ndaluara të La Fontenit, Filozofia në buduar e Markezit de Sade, Bizhutë indiskrete të Didëroit, Lidhje të rrezikshme të Laklosë, Dashnori i Lady Chatterly i Lorenc, Gamiani apo dy netë me teprime të Alfred de Musset, për të vijuar te modernët me Apollinaire, Arragon, Bataille, Colette, Genet, Henry Miller, Anais Nin, Tomas Mann, Ejzensberg, Ginsburg, Nabokov e Bukovski dhe nobelistja Elfride Jelenek, me romanet “Epshi” dhe “Pianistja”. Në letërsinë shqipe ky libër thellon traditën apo dhe sprovat eksperimentale që te Naimi e De Rada, për të vijuar te Migjeni, Kuteli, Nita e Josif Reles, Te një qarr qante vasha e Anton Pashkut, romanet e Mehmet Krajës, e autorë të tjerë si Martin Camaj, Agron Tufa, Fatos Lubonja, Fatos  Kongoli etj.

Po si studiuese dhe kritike e letërsisë, pse e meritonte Rita Petro këtë çmim?

Ndonëse, siç e sqarova edhe më lart, ky çmim vlerëson botuesin dhe jo specifikisht autorin, pra nuk është një çmim mirëfilli letrar, dua t’ju kujtoj se po ky vëllim poetik i poetes Rita Petro (rastësisht edhe botuese e tij), ka qenë kandidat i përzgjedhur nga juri thellësisht profesionale për të fituar disa çmime të mirëfillta letrare në nivel kombëtar, që nga Çmimi i Panairit të Librit – nëntor 2014 deri te Çmimi Kombëtar i Letërsisë, vetëm dy javë më parë! Kujtoj gjithashtu suksesin e vënies në skenë të poemave në një performancë skenike pak muaj më parë, si edhe përkthimin dhe botimin në frëngjisht të kësaj vepre, të mirëpritur ndërkaq nga kritika letrare brenda dhe jashtë vendit.

Si pedagoge do t’ua rekomandonit studentëve apo të rinjve në përgjithësi?

Qasja ndaj studentëve e këtij libri ka ndodhur tashmë në auditorët universitare, kur gjatë aktiviteteve që shoqëruan Ditën Ndërkombëtare të Librit në Panairin tradicional të Filologjikut, krahas shumë botimesh të tjera, u prezantua edhe ky libër, të cilin studentët e mirëpritën. Ndërsa si pedagoge e “Historisë së Poetikave të Krahasuara”, lëndë e rëndësishme në programin Master Shkencor të Studimeve Letrare, ndër shumë poetika, nga më klasiket si tek Aristoteli e Horaci deri tek ato postmodernet, me studentët analizohet edhe Poetika e Libertinazhit. Studentët analizojnë gjithashtu edhe kthesën që solli në poetikën moderne romani i Floberit “Zonja Bovari”, i dënuar nga gjykata franceze e kohës për shthurje morale. Por ata mësojnë gjithashtu se askush nuk e di më sot emrin e gjykatësit që e dënoi atë! Në art, mes censurës dhe erosit, luftën përgjatë historisë e ka humbur gjithmonë censura.

Duke qenë se shqiptarët nuk lënë rast pa përzier gjithçka me politikën, ky çmim u quajt edhe si një “preferencë” e Kryeministrit Rama? Ka ndonjë lidhje Rama me këtë çmim, kur mësoi për të?

Këshilli Shkencor i BKSH­së (njëkohësisht edhe Juri) është ndier i zhgënjyer nga keqpërdorimi i një çmimi bibliofilie. Ndonëse mendojmë se në thelb të kësaj stuhie në gotë qëndron një keqinterpretim i informacionit, nuk do të na vinte aspak keq nëse nga ky keqkuptim do të nxitej një debat sado konservativ me natyrë kulturore e qytetërimore. Por devijimi i debatit menjëherë, e vetëm e vetëm mbi përmasën politike, thellësisht të munguar te ky çmim dhe te ky institucion, është tregues i deformimit të vetë debatit politik e publik në Shqipëri dhe jo i deformimit të institucionit. Meqenëse pyetja juaj është specifike, po ju bëj me dije se si ministrja e Kulturës, ashtu edhe Kryeministri, që ishin të ftuar në ceremoni u njohën me të dy fituesit e çmimit në të njëjtën kohë, me të gjithë të ftuarit e tjerë në atë sallë.

Shumë e morën këtë çmimi si një fyerje për figurën e Mit’hat Frashërit, mendoni se do të ishte fyer Mit’hati nga poezitë e Rita Petros?

Bibliofili dhe autori i “Hi dhe shpuzë”, Mit’hat Frashëri, i cili me siguri e ka njohur formulimin e hijshëm të Andre Bretonit se “Fjalët në letërsi, tek e fundit, bëjnë veç dashuri”, do ta kishte mirëpritur si në bibliotekën e tij private, ashtu dhe në librarinë e tij të famshme këtë libër, duke i vendosur edhe vulën e konceptuar prej tij: “Librarija Lumo Skendo”.

Alma Mile, gazeta Panorama



Ju sugjerojmë

Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari
Aktualitet

Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari

30 Qershor, 2025 12:38 pm
Durrës/Sekuestrohen mbi 22 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, të fshehura në…
Aktualitet

Durrës/Sekuestrohen mbi 22 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, të fshehura në…

30 Qershor, 2025 12:35 pm
Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
Bota

Reagimi për pengjet/ Netanyahu: Zgjidhje për çështjen e Gazës! Të mposhtim Hamasin

30 Qershor, 2025 12:23 pm
Eksperti i sigurisë draft-ligjin për monopatinat elektrike/Kufizimet që parashikon
Aktualitet

Eksperti i sigurisë draft-ligjin për monopatinat elektrike/Kufizimet që parashikon

30 Qershor, 2025 12:12 pm
Bypass-i i Vlorës dhe atraksionet turistike/Rama publikon pamjet e aksit prej 29 km
Aktualitet

Bypass-i i Vlorës dhe atraksionet turistike/Rama publikon pamjet e aksit prej 29 km

30 Qershor, 2025 12:07 pm
I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi
Aktualitet

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi

30 Qershor, 2025 11:54 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 26 vatra në vend

30 Qershor, 2025 11:54 am
CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit
Bota

CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit

30 Qershor, 2025 11:43 am
Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha: Proces gjyqësor politik, një piramidë mashtrimi!

30 Qershor, 2025 11:35 am
Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C
Aktualitet

Javë përvëluese, temperaturat arrijnë deri në 40 gradë. Ja zonat më të nxehta

30 Qershor, 2025 11:24 am
Para
Papa: të kultivojmë një ndjenjë të fortë të drejtësisë

Papa: të kultivojmë një ndjenjë të fortë të drejtësisë

Shantazh të miturës: 200 mijë lekë ose të nxorëm fotot me të dashurin

Shantazh të miturës: 200 mijë lekë ose të nxorëm fotot me të dashurin

Ja çfarë tha At Zef Pllumi!

Ja çfarë tha At Zef Pllumi!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari

Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari
30 Qershor, 2025

Shpërndante droga të forta në disa lagje të qytetit të Peshkopisë, bie në pranga 21 vjeçari. Specialistët për Hetimin e...

Lexo më shumë

Durrës/Sekuestrohen mbi 22 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, të fshehura në…

Durrës/Sekuestrohen mbi 22 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, të fshehura në…
30 Qershor, 2025

Policia e Durrësit ka sekuestruar mbi 22 mijë franga zvicerane dhe 555 euro që dy persona tentonin t’i fusnin në...

Lexo më shumë

Reagimi për pengjet/ Netanyahu: Zgjidhje për çështjen e Gazës! Të mposhtim Hamasin

Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
30 Qershor, 2025

Janë hapur mundësi të reja për lirimin e pengjeve që mbahen ende në Rripin e Gazës pas operacioneve ushtarake në...

Lexo më shumë

Eksperti i sigurisë draft-ligjin për monopatinat elektrike/Kufizimet që parashikon

Eksperti i sigurisë draft-ligjin për monopatinat elektrike/Kufizimet që parashikon
30 Qershor, 2025

Eksperti i sigurisë rrugore, Mamir Hodo, bëri të ditur në emisionin “Aldo Morning Show ” në Tv Klan se po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com