Hapja e tunelit të Llogarasë është bërë sot kryefjala e çdo lajmi, si një nga investimet më të mëdha e të reja në vend.
E ku ka ndërmarrje të mëdha, aty është edhe Vodafone Albania, për të mbështetur përmes teknologjisë projektet infrastukturore e për t’i lehtësuar në çdo kohë e hapësirë komunikimin klientëve të saj.
Rrjeti #kudomevodafone, me cilësi superiore në të gjithë Shqipërinë, sigurisht që nuk do të mungonte edhe në gjithë gjatësinë prej 6 km të tunelit më të ri në vend.
Vodafone Albania ka siguruar shtrirjen e mbulimit të rrjetit 4G në Tunelin e Llogarasë.
Zgjerimi i rrjetit në këtë zonë do të mundësojë komunikim të pandërprerë përgjatë udhëtimit drejt zonave turistike.
Duke nisur nga sot, të gjithë përdoruesit e rrjetit Vodafone mund të përdorin smarphonat dhe tabletat e tyre për të telefonuar, dëgjuar muzikë, lundruar në internet ose rrjete sociale me cilësitë lartë edhe përgjatë udhëtimit në tunel.
Diferencimi i shërbimeve Vodafone bazohet në investimet afatgjata për zhvillimin e rrjetit me kapacitete maksimale në zonat turistike, aeroport dhe porte, duke mundësuar eksperiencën më të mirë jo vetëm për abonentët tanë por edhe turistët që vizitojnë çdo vit e më shumë Shqipërinë dhe shijojnë atraksionet e ndajnë eksperiencat, duke komunikuar me rrjetin Vodafone Albania.
Vodafone Albania është vlerësuar çdo vit nga brande të mirënjohura ndërkombëtare për treguesit e performancës së rrjetit, duke u certifikuar së fundmi edhe nga Ookla, si rrjeti më i shpejtë mobile në Shqipëri.