Është tensionuar situata në protestën që opozita po zhvillon para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar largimin e krybashkiakut Erion Veliaj.
Një grup protestuesish kanë arritur të heqin gardhin metalik dhe e kanë hedhur atë në drejtim të kordonin të policisë.
Pas disa minutash përplasje me efektivët, në drejtim të protestuesve është hedhur gazlotsjellës pët vënë situatën nën kontroll.
Më herët këshilltarët e opozitës në bashkinë e Tiranës tentuan të çajnë kordonin e policisë me qëllim për të hyrë brenda ambienteve të bashkisë, por nuk janë lejuar.