Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një burrë dhunon një grua.
Fillimisht, nga pamjet duket gruaja që është duke vrapuar në mes të rrugës dhe pas saj nxiton burri, i cili arrin ta kapë në mënyrë brutale, e ndalon, diçka i thotë ndërsa ushtron forcë ndaj saj dhe në fund e detyron që ta ndjekë, duke e tërhequr.
Qytetari që ka filmuar ngjarjen dhe ka dërguar pamjet në redaksinë e Jetaoshqef shprehet se më parë burri e ka goditur me grusht gruan. Ne nuk e dimë se cila është marrëdhënia mes personave që shfaqen në video apo motivi që ka bërë situatën të degradojë deri në këtë pikë, por mund të themi se dhuna, për çfarëdo arsye qoftë, është e pafalshme.
“Pershendetje jeta osh qef. Rastet e dhunes ndaj femrave nuk ndalen. Sapo ka ndodhur ne unazen e re. Momentin e pare kur e gjuajti me grusht nuk e kam kapur dot”, – shkruan qytetari dhe dërgon videon e mëposhtme./Jetaoshqejf/