Takimi i Xherdan Shaqirit me imamin e Prishtinës, Shefqet Krasniqin është një nga të ashtuquajturat skandalet e vitit për mediat zvicerane. Faqja srf.ch në listën e skandaleve të personazheve publike ka renditur edhe futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqirin.
Sipas kësaj faqeje, Shaqiri u fotografua në qershor tek shtëpia e tij me imamin kontrovers, i cili në vitin 2014 ishte arrestuar për terrorizëm dhe më pas u lirua. Por a mund të quhet skandal, pse futbollisti takoi një imam xhamie?
Fotografia me imamin Shefqet Krasniqi u shpërnda më të shpejtë në mediat ndërkombëtare, ndërsa Shaqiri, nën presion të lartë më pas u mundua të marrë një qëndrim.
Në llogarinë e tij në Istagram, Xherdan Shaqiri shkroi se nuk e dinte se imami ishte duke u akuzuar për lidhjet e tij terroriste. Ai kishte thënë se nuk mund të kontrollojë çdo fans të tij se kush janë dhe për çfarë dosjesh penale akuzohen.