Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse vlerat njerëzore ndryshojnë kaq shumë

2016/09/10 at 9:34 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Përse vlerat njerëzore ndryshojnë kaq shumë

Shumicën e ditëve, lajmet janë të mbushura me tmerre. Nëse nuk është Shteti Islamik që kryqëzon njerëz, do të jetë Boko Haram që shet në skllavëri vajza të vogla. Imagjinoj që shumica e lexuesve, si unë, pyesin veten se si mundet dikush të mendojë që kjo është e drejtë. E megjithatë, është e qartë se disa njerëz kështu mendojnë: sa më fanatikë, seksistë dhe të dhunshëm të bëhen sjelljet e këtyre grupeve, aq më shumë vullnetarë rendin të reshtohen nën flamurin e tyre.


Me sa duket, asgjë nuk ndryshon më shumë se sa vlerat e njerëzve.
Megjithatë, biologët nuk mendojnë kështu. Majmunët, shimpanzetë e madje edhe delfinët kanë një sens të të drejtës dhe të gabuarës, duke reaguar me zemërim nëse trajtohen në mënyra që u duken të padrejta. Vlerat, konkludojnë biologët, janë adaptime të evoluuar – prirje gjenetike për të menduar në mënyra të tilla që i bëjnë kafshët me më shumë gjasa për t’i kaluar gjenet e tyre tek brezi pasardhës. Secila specie ka vlerat e saj, që ndahen prej të gjithë anëtarëve.

Vlerat njerëzore, ashtu si vlerat e majmunëve apo të delfinëve, kanë evoluuar biologjikisht. Si pasojë, të gjithë në botë i ndajnë ato; të gjithë besojnë në të drejtën, drejtësinë, dashurinë, besnikërinë dhe respektin. Ne thjeshtë nuk biem dakord për kuptimin e këtyre fjalëve.

Për të shpjeguar mosmarrëveshjet, duhet t’u largohemi detajeve dhe t’i hedhim një sy historisë gjatë 20 mijë viteve të fundit. Kur e bëjmë këtë, shumëllojshmëria shastisëse e vlerave thjeshtësohet në vetëm tre modele të gjerë, të cilët nxiten nga një forcë e vetme.

E gjejmë modelin e parë mes kërkuesve të ushqimit – njerëz që jetojnë duke mbledhur bimë të egra dhe gjuajtur kafshë të egra. Që nga koha kur u zhvilluan qeniet njerëzore moderne (50000-150000 vjet më parë) deri rreth vitit 10000 para Krishtit, të gjithë në Tokë jetonin në këtë mënyrë, dhe pak njerëz, sigurisht, vazhdojnë ta bëjnë. Kërkimi i ushqimit nuk kërkonte shumë energji nga mjedisi (zakonisht, 5000-1000 kilokalori për person në ditë), kështu që ata ishin të varfër (zakonisht jetonin me ekuivalentin e 1.10 USD në ditë), jetonin në grupe të vegjël (më pak se një dyzinë) dhe lëviznin shumë. Ishte e vështirë të kishin shumë pabarazi politike, ekonomike apo gjinore në këto kushte, kështu që njerëzit që interpretonin drejtësinë dhe të drejtën, duke i trajtuar të gjithë të tjerët njësoj, kishin prirjen të bënin më mirë se ata që nuk vepronin kështu. Ndonëse, nga ana tjetër, njerëzit që përdornin menjëherë dhunën për të zgjidhur problemet, gjithashtu kishin prirjen të bënin më mirë se ata që nuk vepronin kështu. Rreth 10 përqind e kësaj kategorie vdiqën prej dhunës.

Sistemi i dytë i vlerave lulëzon në shoqëritë e fermerëve, që e marrin energjinë e tyre nga bimët dhe kafshët shtëpiake. Bujqësia, që u shpik rreth vitit 10000 para Krishtit, siguronte më shumë kalori se kërkimi i ushqimit dhe gjuetia (zakonisht 10000-30000 kilokalori për person në ditë) dhe kështu fermerët ishin më të pasur (zakonisht jetonin me ekuivalentin e 1.5-2.2 USD në ditë), jetonin në grupe më të mëdhenj (qytete me deri 1 milion banorë) dhe lëviznin më pak.

Për fermerët, pabarazia politike, ekonomike dhe gjinore ishte jo thjesht e mundshme, por e domosdoshme, sepse vetëm hierarkia mund të mbante në këmbë ndarjen komplekse të punës që kërkonte bujqësia. Njerëzit që e interpretonin drejtësinë dhe të drejtën, duke menduar që të gjithë ishin të ndryshëm dhe duheshin trajtuar ndryshe – mbretërit më mirë se fshatarët, burrat më mirë se gratë – kishin prirjen të bënin më mirë se ata që nuk e mendonin kështu. Megjithatë, fermerët që përdornin dhunën shpesh kishin prirjen të bënin më pak mirë se sa ata të grupit të parë, që përdornin dhunën. Në tërësi, më pak se 5 % e fermerëve kanë vdekur dhunshëm.

Sistemi i tretë i vlerave i përket shoqërive me lëndë djegëse, që nxjerrin sasi të mëdha energjie nga qymyri dhe nafta (zakonisht 50—- deri 200000 kilokalori për person në ditë). Kjo strategji nisi në Britani afro 200 vjet më parë dhe më pas u përhap në të gjithë botën. Përdoruesit e lëndëve djegëse janë shumë më të pasur se sa fermerët (duke fituar

mesatarisht 25 USD në ditë), jetojnë në shoqëri të mëdha (qytete me 35 milion banorë dhe më shumë) dhe kanë ndarje pune tejet komplekse – në fakt, kaq komplekse, saqë nuk mund të funksionojë mirë nën një hierarki nga lartë-poshtë.

Sa më shumë që shoqëritë e lëndëve djegëse shkojnë drejt lejimit të njerëzve që të marrin vetë vendimet e tyre, përmes tregjeve të lirë, demokracisë dhe lirisë së fjalës, aq më shumë lulëzojnë ato. Sot, njerëzit që interpretojnë drejtësinë dhe të drejtën, duke menduar që duhet të trajtojmë të gjithë njësoj, kanë prirjen të bëjnë më mirë se sa njerëzit që nuk e mendojnë kështu, pra sic ka ndodhur në kohët e lashta të grupit të parë. Por shoqëritë e lëndëve djegëse ndryshojnë shumë nga ato të grupit të parë, në atë që fushëveprimi për dhunën legjitime është bërë më i vogël nga sa ka qenë në epokën e fermerëve. Edhe në shekullin 20 – me dy luftëra botërore, gjenocide dhe bomba atomike – vetëm 1-2% e njerëzve të shoqërive të lëndëve djegëse kanë vdekur nga dhuna. Që nga viti 2000, shifra ka rënë nën 1%. Sigurisht, ka shumë më tepër gjëra për të thënë, dhe unë e them një pjesë të tyre në librin tim më të fundit, “Si zhvillohen vlerat njerëzore”. Por nëse ky argument ka kuptim, duket se tre janë konkluzionet që dalin.

Vlerat njerëzore janë adaptime evolucionarë, që i i kemi të ngulitura prej biologjisë. Por, kuptimi që ne u japim këtyre vlerave, varet nga energjia që ne nxjerrimnga bota që na rrethon.

Arsyeja përse Shteti Islamik dhe Boko Haram trondisin njerëzit si unë kaq shumë, është se, ndërkohë që shumica prej nesh që dëgjojmë lajmet kemi vlera të shoqërive të lëndëve djegëse, Islamikët po vazhdojnë të luajnë sipas rregullave të shoqërive të fermerëve. Kjo nuk është thirrje për relativizëm: të gjithë sistemet e vlerave nuk janë të barabartë. 2000 vjet më parë, në epokën e shoqërive të fermerëve, kryqëzimi dhe skllavëria ishin normale, por ajo botë tashmë është zhdukur. Islamikët janë të prapambetur dhe të gabuar.

Nëse nxjerrja e energjisë shërben për interpretimin e vlerave, nuk ka arsye të mendojmë se vlerat ku zgjedh të përqëndrohet media janë forma përfundimtare dhe e përsosur. Nxjerrja e energjisë duket se do të ndryshojë më shpejt në shekullin 21 se sa kurrë më parë, dhe po kështu do të ndodhë edhe me vlerat njerëzore.

Ndoshta pasardhësit tanë do të bëhen edhe më shumë barazitistë; ose ndoshta do të kthehen pas, drejt hierarkisë. Por sido që të jetë, deri në 2115, vetë vlerat tona të sotme do të duken po aq të prapambetura, sa na duken sot ato të Boko Haramit. /HuffPost/ Përkthimi: Bota.al

 

Etiketa: ndryshojne kaq shumevlerat njerezore


Ju sugjerojmë

Humb jetën një turiste te Shkëmbi i Kavajës
Kronikë

Humb jetën një turiste te Shkëmbi i Kavajës

16 Qershor, 2025 8:20 pm
Samiti i SEECP-së në Tiranë, Presidentja e RMV: Do ndërtojmë një rajon konkurrues!
Politikë

Samiti i SEECP-së në Tiranë, Presidentja e RMV: Do ndërtojmë një rajon konkurrues!

16 Qershor, 2025 8:00 pm
Begaj pas Samitit të SEECP: Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike!
Kryesore

Begaj pas Samitit të SEECP: Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike!

16 Qershor, 2025 7:43 pm
Tjetër medalje për Kosovën në Botërorin e Xhudos
Sport

Tjetër medalje për Kosovën në Botërorin e Xhudos

16 Qershor, 2025 7:23 pm
Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!
Aktualitet

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!

16 Qershor, 2025 6:55 pm
Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja
Bota

Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

16 Qershor, 2025 6:40 pm
Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
Rajoni

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

16 Qershor, 2025 6:28 pm
Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
Bota

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

16 Qershor, 2025 6:22 pm
Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur
Aktualitet

Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur

16 Qershor, 2025 6:16 pm
Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës
Bota

Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

16 Qershor, 2025 6:02 pm
Para
Shqipëria ndër vendet me paga të ulëta në Europë në sektorin privat

Shqipëria ndër vendet me paga të ulëta në Europë në sektorin privat

Sëmundjet që sjell ajri i ndotur

Sëmundjet që sjell ajri i ndotur

Prova dibrane e dyshes PS-PDIU për zgjedhjet e 2017-ës

Prova dibrane e dyshes PS-PDIU për zgjedhjet e 2017-ës
















TE FUNDIT

Humb jetën një turiste te Shkëmbi i Kavajës

Humb jetën një turiste te Shkëmbi i Kavajës
16 Qershor, 2025

Mbytet një turist në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Ngjarja ka ndodhur ndërsa ishte duke u larë në det. Turistja...

Lexo më shumë

Samiti i SEECP-së në Tiranë, Presidentja e RMV: Do ndërtojmë një rajon konkurrues!

Samiti i SEECP-së në Tiranë, Presidentja e RMV: Do ndërtojmë një rajon konkurrues!
16 Qershor, 2025

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët me Presidentin e...

Lexo më shumë

Begaj pas Samitit të SEECP: Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike!

Begaj pas Samitit të SEECP: Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike!
16 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqiërisë, Bajram Begaj ka mbajtur një deklaratë të përbashkët përmbyllëse për shtyp me homologët e tij...

Lexo më shumë

Tjetër medalje për Kosovën në Botërorin e Xhudos

Tjetër medalje për Kosovën në Botërorin e Xhudos
16 Qershor, 2025

Laura Fazliu ka shkëlqyer sërish në arenën botërore të xhudos, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com