Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse udhëtoi Rama në Amerikë?

2017/10/04 at 8:36 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse udhëtoi Rama në Amerikë?

Një udhëtim i befasishëm dhe i padeklaruar i kryeministrit Edi Rama në SHBA, ka ngjallur jo pak diskutime dhe hamendje. Udhëtimi që ka ndodhur në fundjavë, nuk u bë publik as nga zyra e Ramës dhe as nga mjetet e tjera pranë qeverisë. Por, shtypi ka arritur të mësojë për udhëtimin e Ramës me një grup shumë të ngushtë dhe jo i gjithi politik. Vetë Rama as e ka pranuar dhe as e ka përgënjështruar udhëtimin. Por Opinion.al ka mësuar nga burimet e tij në Nju Jork, se Rama ka qenë realisht atje.


Pyetja e parë në një rast të tillë është përse Rama udhëtoi sërish drejt Nju Jorkut, kur ai u kthye prej andej vetëm para dhjetë ditëve? Rama mori pjesë në seancën e radhës së OKB – së në mes të shtatorit dhe qëndroi thuajse një javë në Nju Jork. Por ai është rikthyer në Nju Jork në më pak se një javë, në një udhëtim që nuk e ka bërë publik.

Shtypi e ka lidhur udhëtimin e tij me kritikat e Ambasadorit Amerikan Lu për krimin e organizuar dhe lëvizjet e anuncuara në departamentin Amerikan të shtetit. Po sipas shtypit kritik ndaj Ramës ky i fundit është në dijeni të qëndrimeve të ashpra amerikane dhe ka kërkuar t’i zbusë ato. E gjitha kjo mund të jetë e vërtetë, por një burim shumë i besueshëm i ka deklaruar opinion.al se kryeministri shqiptar është parë në një ceremoni të veçantë përkujtimore në Nju Jork. I njëjti burim që ka qenë i pranishëm aty, ka deklaruar se Rama ka marrë pjesë të dielën në një përkujtimore që familja kishte organizuar për ndarjen nga jeta të Artur Filkenshtajn, në shtëpinë e tij në periferitë e qytetit. Filkenshtajn ka qenë prej shumë vitesh një nga njerëzit më të rëndësishëm të imazhit, analizave dhe konsultimit mediatik në SHBA. Ai ka hyrë në këtë biznes në vitin 1969 dhe së bashku me të vëllain ndërtoi një kompani PR që mori shumë emër në SHBA sidomos në fushatën e dytë të Niksonit më 1972 dhe në fitoren spektakolare të Reganit në 1980. Filkenshtejn njihej si një maxhistar i analizës së të dhënave dhe si një ndër personat më të aftë të fushatave negativiste. Ai u bë shumë i njohur në botë edhe si konsulent kryesor i kryeministrave të Izraelit si Ariel Sharon dhe Netanjahu. Në faqen e tij në uikipedia, thuhet se ai ka konsultuar ndër të tjerë edhe kryeministrin Hungarez Orban, atë Cek Topolanek dhe Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Në të nuk përmendet Rama, por dihet që Filkenshtejn mbërriti në Tiranë si konsulent i Nanos në zgjedhjet e 2005 dhe vijoi të konsultojë si një njeri shumë i besuar edhe Ramën deri në vitin 2013. 

Rama dhe Filkenshtejn rezultojnë shumë të lidhur midis tyre në një periudhë thuajse 10 vjeçare. Shumë dëshmitarë tregojnë se ai kishte një ndikim të fuqishëm mbi Ramën dhe ka luajtur rol, sidomos në qetësimin pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2009.

Filkenshtejn ndërroi jetë në datën 17 Gusht në Nju Jork, më moshën 72 vjeçare. Të dielën e shkuar, familja kishte organizuar një ceremoni përkujtimore ku merrnin pjesë thuajse 400 veta, midis të cilëve edhe njohës të Shqipërisë. Sipas një burimi të pranishëm në ceremoni, një ndër ata që ka folur ka qenë edhe Edi Rama. Në ceremoni kanë folur edhe ish Governatori i Nju Jorkut, Xhorxh Pataki, ish zëdhënësi i Presidentit Bush, Ari Fleisher dhe të tjerë. 

Burimi ynë nuk konfirmon dot axhendën tjetër të Ramës. Pra, ne nuk dimë të themi nëse ai ka pasur takime të tjera apo jo, në Nju Jork dhe nëse ka vizituar Uashingtonin. Por një gjë është e sigurtë, zëvendësimi i Hojt Ji, me Xhonatan Mur si Deputy Assistent Secretary për Ballkanin nuk do pritet aq mirë në Tiranë.

Ajo që nuk kuptohet në këtë rast, është përse Rama nuk e bëri publik këtë udhëtim dhe cili që shkaku që e mbajti sekret?/Opinion.al 

 

Etiketa: amerikeramaudhetimi


Ju sugjerojmë

U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kur do mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 6:20 pm
PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe
Sport

PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe

16 Dhjetor, 2025 5:37 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Aktualitet

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha: Rama po e mbron

16 Dhjetor, 2025 4:44 pm
Kapen marijuanë në Janinë/ Shqiptarja përplaset me policinë, u dëmton automjetet
Kronikë

Kapen marijuanë në Janinë/ Shqiptarja përplaset me policinë, u dëmton automjetet

16 Dhjetor, 2025 3:27 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama:Do të mbajmë një qëndrim të drejtë

16 Dhjetor, 2025 3:10 pm
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
Aktualitet

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

16 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Emrat/ Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, kush do ta zëvendësojë

16 Dhjetor, 2025 2:36 pm
SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai
Kryesore

SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai

16 Dhjetor, 2025 2:33 pm
Nga 7 janari “Fontana di Trevi” në Romë do të jetë me pagesë
Bota

Nga 7 janari “Fontana di Trevi” në Romë do të jetë me pagesë

16 Dhjetor, 2025 2:24 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Nuk do e njohim Donbasin si territor rus

16 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Para
Denoncimi/ Berisha: Spitali Ushtarak në një gjendje katastrofike

Denoncimi/ Berisha: Spitali Ushtarak në një gjendje katastrofike

Si të mos shtoni në peshë pasi keni lënë duhanin

Si të mos shtoni në peshë pasi keni lënë duhanin

Posta vjedh pensionistët, drejtori shkarkon punonjësen denoncuese

Posta vjedh pensionistët, drejtori shkarkon punonjësen denoncuese
















TE FUNDIT

Kur do mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun

U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
16 Dhjetor, 2025

Këtë të premte, datë 19 dhjetor 2025, mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për...

Lexo më shumë

PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe

PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe
16 Dhjetor, 2025

Paris St-Germain është urdhëruar të dëmshpërblejë ish-lojtarin e saj, Kylian Mbappe me 60 milionë euro, për shkak të rrogave të...

Lexo më shumë

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha: Rama po e mbron

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
16 Dhjetor, 2025

Pas kërkesës së SPAK për arrestimin e zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka reaguar dhe lideri...

Lexo më shumë

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet
16 Dhjetor, 2025

Ajo që deri dje dukej si fantashkencë, sot po hyn zyrtarisht në prodhim. Kompania amerikane Alef Aeronautics ka njoftuar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com