Ka disa legjenda që e lidhin veshjen e kuqe të Santa Klausit me histori nga më të ndryshmet. Por më e besueshmja është ajo, që thotë se ngjyra e kuqe dhe e bardhe e Santa Klausit rrjedhin nga bishopi Shën Nikolas. Historianët shprehen se veshjet e bishopit kanë qenë në ngjyra të ndryshme, por e kuqja dhe e bardha u lidhën me Babain e Krishtlindjeve përgjatë shekullit XIX.