Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse politikanët po heshtin për një vdekje të paralajmëruar!

2016/05/27 at 5:22 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse politikanët po heshtin për një vdekje të paralajmëruar!

Nga Blendi FEVZIU

Televizioni Klan ka ditë që është përfshirë në një ndërmarrje të rëndësishme dhe tejet interesante. Një prej atyre ndërmarrjeve mediatike, ku investigimi, ballafaqimi i dokumentave, përballja e palëve dhe shfletimi i ligjeve, shërbejnë që publiku të kuptojë se si shteti kapet peng, se si institucionet shtetërore shkelin ligjin dhe se si pasoja e gjithë kësaj nuk është thjeshtë keqadministrimi, por humbja e jetes së dy fëmijëve të pafajshëm, njëri 3 dhe tjetri 5 vjec.

Nuk dua të zgjatem më me shpjegimin e rastit sepse Tv Klan, por edhe Opinion.al kanë postuar mjaft dokumenta dhe kanë shpjeguar atë. Dua të ndalem vetëm në aktin fundor, i cili u bë publik së fundmi dhe është një ndër skandalet më të dokumentuara dhe më të verifikuara të kohëve të fundit.

Një segmet i rrugës Shkozet – Rrogozhië ishte lënë pa trafikndarësen anësore, në afërsi të një karburanti, pikërisht aty, ku pas disa aksidentesh më minore një nënë me tre fëmijët e saj u përplas duke lënë në mes jetëne dy prej tyre.

Rruga ishte lënë e hapur pas ankimit në gjykatë të një biznesi, i cili prentendonte, mbase me të drejtën e tij, që karburanti ishte pajisur me leje per të pasur akses direkt në autostradë. Pasi shkalla i parë i dha të drejtë, Apeli i Tiranës e rrëzoi kërkesën e Karburantit dhe i dha të drejtë Autoritetit Kombëtar të Rrugëve që ta mbyllë këtë segment në gjithë gjatësinë e tij. Vendimi i formës së prerë i takon datës 1 Korrik 2014.

Në 1 Gusht 2014, firma që merrej me ndërtimin e rrugës nisi mbylljen e autostradës në dy anët e saj, por më 8 Gusht, AKRR i dërgon një letër ku i kërkon që përballë karburantit në fjalë, rruga të lihet e hapur, duke shkelur në mënyrë flagrante një vendim Gjykate dhe cdo rregull të trafikut rrugor nëvend.Më pas, vetë pronari i Karburantit, deklaroi në OPINION që i ka kërkuar firmës ta mbyllë provizorisht segmentin e hapur. Por firma nuk e bënte dot sepse kishte urdhër nga AKR të cilës i bindej. Një vit më vonë, Policia e Kavajës dhe e Tiranës kanë dërguar dy letra të tjera duke kërkuar mbylljen e saj.

Sërish nuk u mbyll.

Deri një javë më parë, kur pas vdekjes tragjike të dy fëmijëve, dhe pas arrestimit të 3 zyrtarëve të AKRr, dalja u mbyll me shpejtësi. TV Klan disponon dhe besoj se do të publikojë javën e ardhshme disa mesazhe dhe ankesa, dërguar në rrugë elektronike ndaj AKRR dhe Ministrisë së Transporteve, gjatë viteve 2014 dhe 2015, kur banorë të zonës udhëtarë, por edhe personazhe publikë kanë insistuar për mbylljen ekësaj vrime aksidentesh, me të vetmin synim shmangien e tragjedisë.

Tani që tragjedia ka ndodhur, publikimi i këtyre mesazheve dëshmon edhe më shumë për papërgjegjshmërinë dhe shkeljen e ligjit që coi në një vrasje të paralajmëruar.

Por kjo është vetëm njëra anë. Dy fëmijë kanë humbur jetën; 3 zyrtarë janë në burg; mediat kanë dëshmuar shkeljen në cdo detaj dhe pjesa më e madhe e politikës hesht.Asnjë fjalë s’ka thënë Kryeministri që nuk përton të flasë për cdo ndërtim pa leje, por që nuk flet për sharrimin e autostradës publike në mes të Shqipërisë.

Asnjë fjalë nuk po thotë Ministri i Transporteve, që mban përgjegjësi direktesi epror i AKRR.Asnjë fjalë nuk po thotë kreu i kuvendit, shefi i LSI, partia e të cilit mban linjën zyrtare të Ministrisë së Transporteve dhe të AKRR.

Fare pak ka folur opozita, që flet për cdo dyshim, por hesht për një rast ku shkelja e ligjit, ka qenë jo vetëm evidente, por edhe me pasojë tragjike.Rasti vlen shume mirë për të kuptuar se kur vjen puna përtej fjalëve, kur vjen puna për te ndëshkuar shkeljet reale, politika gjen konsensusin e heshtjes dhe harron denoncimet që bën cdo ditë.

Sepse për të, dy jetë fëmijësh të pafajshme, vlejnë më pak se sa disa drejtorë të korruptuar, aponjë grusht parash që me siguri, janë shkaku kryesor, që ata dy fëmijë tretensot nën tokë…

Blendi Fevziu

Ju sugjerojmë

Ministri Malaj: Shqipëria me ambicie të qartë, integrimin e vendit në BE
Aktualitet

Ministri Malaj: Shqipëria me ambicie të qartë, integrimin e vendit në BE

12 Qershor, 2025 11:24 am
I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan
Aktualitet

I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan

12 Qershor, 2025 11:23 am
Gjenden mbi 19 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen dy shtetas
Aktualitet

Gjenden mbi 19 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen dy shtetas

12 Qershor, 2025 11:09 am
Doganat shqiptare/ Balluku: Pjesë e rëndësishme drejt unionit doganor të BE-së
Aktualitet

Doganat shqiptare/ Balluku: Pjesë e rëndësishme drejt unionit doganor të BE-së

12 Qershor, 2025 11:04 am
Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit

12 Qershor, 2025 10:49 am
Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën
Bota

Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën

12 Qershor, 2025 10:42 am
Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës
Aktualitet

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës

12 Qershor, 2025 10:37 am
26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…
Rajoni

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…

12 Qershor, 2025 10:30 am
Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
Aktualitet

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

12 Qershor, 2025 10:18 am
Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind
Rajoni

Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind

12 Qershor, 2025 10:13 am
Para
Makina përplas punëtorin e mirëmbajtjes së rrugës

Makina përplas punëtorin e mirëmbajtjes së rrugës

Sabri Abazi përplas me makinë një fëmijë

Sabri Abazi përplas me makinë një fëmijë

Ja ndryshimet e Facebook në ‘homepage’

Ja ndryshimet e Facebook në 'homepage'

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ministri Malaj: Shqipëria me ambicie të qartë, integrimin e vendit në BE

Ministri Malaj: Shqipëria me ambicie të qartë, integrimin e vendit në BE
12 Qershor, 2025

Ministri i Financave, Petrit Malaj ishte i pranishëm sot në Konferencën e  Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të...

Lexo më shumë

I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan

I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan
12 Qershor, 2025

Policia ka kapur në Elbasan një 50-vjeçar, pasi ishte i dënuar në Itali, me 7 vjet burgim, për krime kundër...

Lexo më shumë

Gjenden mbi 19 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen dy shtetas

Gjenden mbi 19 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen dy shtetas
12 Qershor, 2025

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 19 739 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Mësohet se lidhur...

Lexo më shumë

Doganat shqiptare/ Balluku: Pjesë e rëndësishme drejt unionit doganor të BE-së

Doganat shqiptare/ Balluku: Pjesë e rëndësishme drejt unionit doganor të BE-së
12 Qershor, 2025

Zëvendëskryeministrja, Balluku ishte e pranishme sot në Konferencën e Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com