Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Perse “perendimi” po deshton me ISIS?

2015/11/19 at 9:59 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 7 min
A A
Perse “perendimi” po deshton me ISIS?

Nga Nick Paton Walsh, CNN –


ISIS-i i ka shtrirë metastazat dhe është shndërruar në diçka që, të shumtë ishin ata që e kishin parashikuar, dhe po kaq të shumtë ishin ata që kishin shpresuar të mos ndodhte: një grup nihilist militantësh, të cilët kanë njëkohësisht, një strehë të sigurtë në një vend të zhytur në anarshi, si dhe celula në Europë, në gjendje të godasin civilë. Franca, Siria dhe koalicioni i vendeve perëndimore tani tingëllojnë më luftëdashëse se kurrë, dhe kanë filluar të veprojnë ushtarakisht. Po sa e kollajtë është që të hartohet një plan ushtarak afatgjatë? Ja pesë fakte të paleverdisshëm, për ata që mendojnë se ka një zgjidhje të thjeshtë ushtarake në Siri.

1. Ka shumë pak “djem të mirë” për të mbështetur

ISIS-i dhe regjimi sirian kanë pak kundërshtarë ushtarakë. Fushëbeteja është e mbushur me një dyzinë grupesh militantësh, të papenetrueshëm dhe të shumëllojshëm. Eshtë një rrëmujë totale – por shjhumë pak prej tyre bëjnë dalllim, shpesh herë për arsye të këqia.

Forca më e madhe arabe sunite kundër tyre quhet Jaish al-Fateh: janë një aleancë mes të moderuarve, atyre që janë gjithmonë e më radikalë (si për shembull Ahrar al Sham, që pavarësisht se quhen “radikalë nga Departamenti i Shtetit, i dënuan sulmet e Parisit), dhe Fronti Nusra, dega e al Kaedës në Siri.

Kjo aleancë, e cila kishte patur kaq shumë sukses kundër regjimit të Asadit, saqë shumëkush mendoi se ndërhyrja e Rusisë po ndodhte pikërisht për të ndalur përparimin e saj, është dobësuar. Për pak kohë, Jaish al-Fateh i ndali operacionet, kur një pjesë e aleancës së tyre nuk ra dakord në lidhje me qëndrimin anti-ISIS.

Ndërkohë, grupet që Perëndimi dikur i quante “të moderuar” janë lënë mënjanë tashmë, pa financime dhe ata janë shumë të vegjël. Forca Siria e Re, e cila ishte produkt i një programi 500 milionë dollarësh të Pentagonit, prodhoi 54 luftëtarë. Dezertimet dhe përplasjet bënë që, në një moment, atyre t’u mbeteshin vetëm pesë luftëtarë.

Forca tjetër e moderuar, Fronti Demokratik i Sirisë, është gjithashtu e financuar keq. Kritikët i konsiderojnë thjeshtë një “gjethe fiku” arabësh sunitë, që shërbejnë për t’i bërë kurdët të duken si më shumëetnikë.

REZULTATI: Nuk ka shumë forca pro SHBA në Siri në këto momente. Regjimi i Asadit ka Hezbollahun që lufton krah tij, një grup që SHBA i konsideron si terroristë, si dhe ushtarakë nga Irani, të cilët kanë luftuar kundër SHBA në Irak. Al Kaeda është pjesa më e aftë ushtarakisht e aleancës kryesore anti Asad. Pastaj është ISIS. Shumëkush i sheh kurdët si aleatët më të mirë kundër ISIS, por…

2. Kurdët? Ata nuk janë zgjidhja për gjithçka

Kurdët shihen ndonjëherë me mosbesim nga grupi kryesor që SHBA ka aq shumë nevojë ta bëjë për vete: arabët sunitë. Ata, si në Irak edhe në Siri, janë pikërisht elementi, zhgënjimi i të cilëve me regjimin alavit dhe shiit në Damask dhe qeverinë e dominuar nga shiitët në Bagdad, i dha oksigjen ISIS-it për të ekzistuar.

Kur regjimi i Asadit bombardoi civilët sunitë në fillim të konfliktit sirian, dhe më pas vazhdoi përditë, për vite të tërë, al Kaeda dhe më pas ISIS u shfaqën si mbrojtësit e tyre. Sunitët janë pakicë në Irak, por shumicë në Siri. Pa besimin dhe bashkëpunimin e tyre, nuk mund të presësh dëbimin e ISIS-it. Dhe sunitët nuk u besojnë kurdëve. Kurdët në Siri kanë bashkëpunuar me regjimin që nga fillimi – ose të paktën kanë rënë dakord të mos luftojnë njëri-tjetrin.

Dhe kurdët janë më të interesuar për të krijuar atdheun e tyre në veri të Sirisë, që e quajnë Rojava. Kjo do të thotë që, kur ata të çlirojnë toka nga ISIS, nuk është e garantuar që do të mirëpresin menjëherë, sunitët që jetonin dikur në ato troje.

Edhe në Irak është problem: një komandant kurd që takova pranë Sinjarit javën e kaluar, më tha se i dikuj sikur të gjithë arabët sunitë përreth zonës ishin mbështetës të ISIS-it.

Shtimi i këtij mosbesimi është një pengesë për ata që mbrojnë përdorimin e kurdëve, si një forcë tokësore kundër ISIS-it. Nuk mund të presësh që të sulmosh Raqqan, një qytet arab sunit, të largosh ISIS-in dhe më pas të jesh në gjendje të administrosh një popullsi të madhe, sunite. Mbrojtësit e kurdëve thonë që ata munden, dhe shtrojnë argumentin që të gjithë palët kundër ISIS-it janë sirianë, dhe ata kanë bashkëjetuar në të kaluarën. Por do të jetë një sfidë.

Arabët sunitë janë të domosdoshëm – dhe ka shumë pak prej tyre, me të cilët SHBA do të donte të bashkëpunonte.

3. Turqia është pjesë e problemit, ndonëse është në NATO

Ishte dështimi i Turqisë për të ndalur xhihadistët që vërshuan drejt Sirisë në vitin 2013, që mundësoi rritjen e ISIS-it. Kufiri Turqi-Siri mbetet i dobët, dhe të hsumtë janë ata që thonë se, turqit janë më të interesuar të luftojnë kurdët në Turqi, Irak dhe Siri, të cilët i konsiderojnë terroristë, se sa të luftojnë ISIS-in. Kjo gjë ka ndryshuar, që kur ISIS-i sulmoi Ankaranë në tetor, dhe është bërë më i dhunshëm në jug të Turqisë.

Por, SHBA iu deshën muaj për të negociuar përdorimin e bazës së Incirlikut në jug të Turqisë, për të bombarduar Sirinë dhe Irakun. Ky ishte një avantazh që Uashingtonit i duhej shumë, për të zvogëluar kohët e fluturimeve dhe rritur saktësinë – e megjithatë, zvarritja ndodhi, ndonëse po negocionte me një aleat të NATO-s.

Nëse kufiri mes Sirisë veriore dhe Turqisë nuk mbyllet, ISIS-i mund të vazhdojë të rifurnizojë “Kalifatin” me rekrutë të rinj dhe të dërgojë atentatorë drejt perëndimit. Mbyllja e atij kufiri 900 kilometra të gjatë është një fillim thelbsor – por ende nuk ka ndodhur.

4. Strategjia e Obamës tingëllon e lodhur dhe e kompromentuar – por mund të jetë zgjedhja më e mirë

në takimin e G20-ës në Ankara këtë javë, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë më të fuqishme të botës, dukej sikur po përpiqej të justifikonte politikën e tij të sulmeve nga ajri dhe këshilltarëve ushtarakë që stërvisin militantët vendas – një politikë që pak kush mendonte se po funksiononte.

Por sfida e tij, që të tjerët të paraqisnin alternativa të efektshme dhe serioze ishte e fortë.

Pas Irakut dhe Afganistanit, një pushtim ushtarak pa një plan kohor në territor armiqësor nuk ka gjasa të mirëpritet nga publiku amerikan – sdo e kënaqshme mund të tingëllojë ideja për disa politikanë.

Sulmet nga ajri dhe forcat speciale i dobësojnë kryengritjet e tilla, siç e pamë në Afganistan. Disa zyrtarë perëndimorë kanë pranuar se sulmet e netëve kundër talebanëve ishin në fakt shumë të efektshëm, duke shkatërruar strukturën e komandë.

Obama thotë se do të duhet kohë, dhe kjo është e papranueshme, si për parizienët që kërkojnë shpagim, ashtu edhe amerikanët, të cilët duan që SHBA të rimarrë rolin udhëheqës në mposhtjen e terroristëve.

Por sfida e presidentit për alternativa të qarta nuk ka marrë ende një përgjigje koherente. Shtëpia e Bardhë ka vitet që përballet me këtë realitet, fillimisht duke e injoruar, më pas duke u përpjekur të qëndrojë jashtë, edhe atëherë kur vijat e saj të kuqe për armët kimike shkeleshin, dhe tani duke u përpjekur për ta frenuar.

Koha për një ndërhyrje të kollajtë ishte në vitin 2012, përpara ISIS-it, kur rebelimi në Siri ishte i moderuar dhe regjimi i Asadit nuk mbështetej kaq fuqimisht nga Rusia. Tani gjërat kanë ndryshuar. Eshtë shumë vonë.

5. Duhet një zgjidhje lokale, për atë që duket si një luftë rajonale me përfaqësim

ISIS është një organizatë radikale, nihiliste, e cila përdor boshllëkun e kaosit në Siri dhe Irak për të gjetur strehë. Ky kaos është shkaktuar nga beteja më e madhe mes Iranit dhe Arabisë Saudite (shpesh herë me shtete të tjerë të Gjirit), që kërkojnë të vendosin supremacinë e tyre në rajon.

Të dy këta shtete kanë udhëheqje të plakur, popullsi shumë të mëdha të rinjsh, ulje të të ardhurave prej shitjes së naftës, dhe si rezultat shohin ndryshime gjithëpërfshirës në horizont, për të gjithë rajonin. Ata kërkojnë të dalin para tjetrit, sa më shpejt që të munden.

Por në Irak, Perëndimi ka treguar se është e kotë të pushtosh, rimodelosh dhe administrosh një vend të Lindjes së Mesme. Arabia Saudite dhe Irani e dinë këtë, dhe nuk e shohin si një mundësi në të ardhmen.

Strategjia diplomatike e SHBA e pranon gjithashtu këtë kacafytje rajonale, prandaj edhe mbështesin bisedimet e udhëhequra nga OKB në Vienë, për të shtyrë Iranin dhe Arabinë Saudite që të ulen në të njëjtën sallë bisedimesh dhe të bien dakord për pikat themelore mbi të ardhmen e Sirisë.

Konsensusi më i fundit bëri që OKB, SHBA dhe Rusia të deklarojnë se mbështetësit e grupeve të ndryshëm në Siri, do i detyronin “përfaqësuesit” e trye në konflikt që të respektojnë çdo nismë për armëpushim nga OKB. Eshtë një mundësi e largët dhe shumë optimiste, por merret me rrënjën e problemit: me nivelin e mbështetësve të grupeve militante në Siri, dhe jo ushtarakisht në terren.

Shkurt, vetë rajoni duhet të lodhet nga lufta dhe kaosi, dhe duhet të kërkojë të negociojë për t’i dhënë fund, pasi Perëndimi nuk do të jetë në gjendje të imponojë një zgjidhje.

A ka ndonjë lajm të mirë?

Një krahasim i vogël historik me ISIS-in është regjimi i Kmerëve të Kuq. Ata nuk sulmuan Perëndimin, është e vërtetë, por ata ishin njësoj nihilistë dhe të egër gjatë sundimit të shkurtër në Kamboxhia, pas kaosit që shkaktoi Lufta e Vietnamit. Pas disa vitesh tmerri, Kmerët e Kuq u gjendën të izoluar, të paaftë për të ushqyer popullsinë që kishin brutalizuar, e si pasojë, dalëngadalë u shembën. Për këtë duhet kohë, siç thotë dhe Obama – dhe kjo nuk është diçka që, ata njerëz në rrugët e kryeqyteteve të Europës, do të donin t’ia jepnin ISIS-it në këtë moment.

(Për analizat dhe komentet më të fundit mbi ngjarjet botërore, vizitoni www.bota.al)



Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin

10 Maj, 2025 10:20 am
Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare
Aktualitet

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

10 Maj, 2025 10:01 am
Hap tjetër drejt luftës Indi-Pakistan/ Shkëmbehen sulme me raketa në bazat ushtarake
Bota

Hap tjetër drejt luftës Indi-Pakistan/ Shkëmbehen sulme me raketa në bazat ushtarake

10 Maj, 2025 9:43 am
I dënuar për vrasjen e Besnik Hidës, kapet në Greqi Ardian Ahmetaj.Pritet ekstradimi
Aktualitet

I dënuar për vrasjen e Besnik Hidës, kapet në Greqi Ardian Ahmetaj.Pritet ekstradimi

10 Maj, 2025 9:12 am
Zgjedhjet në Shqipëri dhe elektorati “gri”/ DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi
Aktualitet

Zgjedhjet në Shqipëri dhe elektorati “gri”/ DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

10 Maj, 2025 8:57 am
“Aleanca e Vullnetit”/ Diplomacia Evropiane në Kiev, diskutojnë për paqen në Ukrainë
Bota

“Aleanca e Vullnetit”/ Diplomacia Evropiane në Kiev, diskutojnë për paqen në Ukrainë

10 Maj, 2025 8:46 am
Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit
Aktualitet

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit

10 Maj, 2025 8:31 am
Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret
Aktualitet

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret

10 Maj, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 10 maj 2025

10 Maj, 2025 8:17 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 10 maj 2025

10 Maj, 2025 8:13 am
Para
Fjala e vitit?! Një emoji…

Fjala e vitit?! Një emoji...

Kapet afro 1 ton drogë në Korçë

Lejuan të kalonte 1.6 ton drogë, dy punonjës të Rapiscan në pranga

Video/ Paris, të shtëna dhe shpërthime, ja çfarë ndodhi sot në mëngjes

Ja si qëlluan terroristët lokalin në Paris

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
10 Maj, 2025

Presidenti Vladimir Putin, në 80-vjetorin e dorëzimit të Gjermanisë Naziste mbajti një fjalim solemn në sheshin e Kuq në Moskë,...

Lexo më shumë

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare
10 Maj, 2025

Për shumë shqiptarë që jetojnë në Gjermani, rruga për rifitimin e shtetësisë shqiptare nuk ka qenë e lehtë. Shqipëria tani...

Lexo më shumë

Hap tjetër drejt luftës Indi-Pakistan/ Shkëmbehen sulme me raketa në bazat ushtarake

Hap tjetër drejt luftës Indi-Pakistan/ Shkëmbehen sulme me raketa në bazat ushtarake
10 Maj, 2025

Po shikohet me ankth mundësia që India dhe Pakistani të vazhdojnë një konflikt të hapur ushtarak pas “shkëmbimit” të raketave...

Lexo më shumë

I dënuar për vrasjen e Besnik Hidës, kapet në Greqi Ardian Ahmetaj.Pritet ekstradimi

I dënuar për vrasjen e Besnik Hidës, kapet në Greqi Ardian Ahmetaj.Pritet ekstradimi
10 Maj, 2025

Është arrestuar në Greqi 51-vjeçari Ardian Ahmetaj i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Besnik Hidës, në vitin 2019 në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com