Përpunimi i ullirit në Libohovë, nga tradita tek inovacioni

Libohova është një nga zonat ku kultivohet në masë ulliri. Shumë fermerë kanë mbjellë këtë pemë ndërsa vitet e fundit sipërfaqet janë shtuar. E nisur nga kjo, në zonë është investuar edhe në fabrikë vaji.


Jo vetëm fermerë të Libohovës, por edhe nga bashki të tjera të qarkut vijnë këtu për të përpunuar ullirin. Por Fatmir Meçani, bën gjithashtu edhe përpunimin e bërsive të ullirit të cilat pasi thahen bëhen në kubikë dhe përdoren për të ndezur zjarrin.

Kjo mënyrë ngrohjeje është më me leverdi se druri pasi ka më pak kosto.

Gjithçka ka nisur në mënyrë artizanale, ndërsa Fatmiri ka ndërtuar edhe një makineri.

Në sezonin e vjeljes së ullirit ka më shumë punë dhe Fatmiri ndihmohet nga i biri Krenari. Puna nuk është e lehtë dhe procesi është i gjatë.

Ky profesion ka të ardhme dhe Krenari thotë se do të merret me këtë profesion. Veç ullirit familja Mecani kultivon edhe pemë frutore. Në Libohovë janë mbjellë rreth 9 mijë ullinj.

Klan News



Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT