Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

2025/06/16 at 11:20 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

Lindja e Mesme është rindezur nga një tjetër konflikt pas sulmeve izraelite kundrejt Iranit. Izraeli ka deklaruar disa sulme në pika bërthamore iraniane, si dhe Televizionin Shtetëror. Sipas mediave të huaja, Irani po sulmon Izraelin qendror dhe ka lajmëruar se do të ashpërsojë kundërpërgjigjen.

Sipas analizës së njohëses së çështjeve të Lindjes së Mesme dhe gazetares, Gerta Zaimi, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Izraeli ka treguar “gjenialitet strategjik”. Pozita e Netanyahu është dominuese kundrejt Trump dhe ai ka shfrytëzuar një moment duke e kapur Iranin të papërgatitur, edhe pse konflikti ishte i acaruar.

Gerta Zaimi: Ka një gjenialitet strategjik nga ana e izraelit. Izraeli vepron në një moment kur ndër të dy,  midis Trumpit dhe Netanyahu, diskutimi në Oman të dielën, sinjalet amerikanët i kishin dhënë sepse ishin boshatisur ambasadat, por ishte thënë që kjo do të ndodhë pak më tutje. Manipulimi i fuqishëm i  Netanyahu është shumë më i fuqishëm sesa ai i Trump ndaj Netanyahu. Netanyahu në të gjitha fazat arrin ta manipulojë Trump, thuhet që do të bëhet dasma e djalit të Netanyahu kështu që faktikisht i gjithë skenari ishte i tillë që Irani dhe ne ishim të përgatitur që do të plaste.

Blendi Fevziu: Çështja ishte te dita, ora.

Gerta Zaimi: Pikërisht.

Berat Buzhala: Pra vetëm Irani s’e paska ditur? Ranë të flinin ohoho?

Gerta Zaimi: Kjo ka qenë një dinamikë midis Iranit dhe Izraelit, një dinamikë e vjetër që kërcënimet rriten,  shtohen, çohen dhe kthehen mbrapsht prapë. Momenti erdhi krejt i papritur dhe kjo shpjegon pse ishin të  gjithë në këtë lloj. Gjëja tjetër është që ka një përgatitje prej shumë vitesh, depërtimi, filtrimi i Mossad-it brenda territorit iranian. Kjo ka vite sepse vitin që  kaloi në Turqi ka pasur arrestime që ka pasur Izraeli. Izraeli vitin e fundit ka bërë një sërë arrestimesh që ishin të lidhura me Izraelin. Lançuan dronët dhe mbrëmë kanë pasur autobombat dhe mendohet që janë bërë përmes ndihmës të atyre që janë agjentë të Mossad-it brenda territorit. Mendohet që ishin tri baza, megjithëse u dhanë të dhënat vetëm për dy baza, bazat ku ishin autobombat, bazat ku ishin dronët dhe mendohet se është një bazë e tretë.

Zaimi shton se sulmet e Izraelit duke eliminuar krerë në radhët e Iranit, tregon se “penetrimi ka arritur në lidership.” Njëkohësisht, ishte një moment i favorshëm për disa arsye.

Gerta Zaimi: Duke pasur momentin e përshtatshëm ku Trump mund të mendonte që dobësimi i Iranit e kthen më kollaj në tratativa për akordin bërthamor, nga ana tjetër manipulimi që i bën Netanyahu Trump dhe momenti i duhur, një Iran i dobësuar dhe që nuk e mendonte që do të sulmohej në atë moment me këtë lloj moment fuqie dhe që në momentin e parë tha “kjo është luftë”.

Por a mund ta tejkalojë Irani reagimin e tanishëm? “Unë them që Irani mund ti bëjë këtë që po i bën deri tani”, thotë Zaimi. Ajo shton se janë të rëndësishme deklaratat që vijnë nga Europa si Franca, Anglia, pasi Izraeli ka bazë në Qipro dhe Gjermania që vepron si ndërmjetëse. Izraeli zotëron të gjitha kapacitetet që të ketë epërsi ndaj Iranit. “Izraeli shpenzon 7 herë më shumë në mbrojtje sesa shpenzon Irani”, nënvizon Zaimi.

Ju sugjerojmë

Tabaku në Dhomën e Lordëve: Shqipëria ka ekonomi të deformuar nga paratë e pista
Politikë

Tabaku në Dhomën e Lordëve: Shqipëria ka ekonomi të deformuar nga paratë e pista

16 Tetor, 2025 4:56 pm
Ndikimi i madh i kufizimeve kineze ndaj mineraleve të rralla
Bota

Ndikimi i madh i kufizimeve kineze ndaj mineraleve të rralla

16 Tetor, 2025 4:14 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Politikë

PD dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale

16 Tetor, 2025 3:41 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri 25-vjeçari në Tiranë

16 Tetor, 2025 3:36 pm
Berisha: Ish-drejtuesit e UÇK do marrin pafajësinë, Rama i ka duart e zeza
Kryesore

Berisha: Ish-drejtuesit e UÇK do marrin pafajësinë, Rama i ka duart e zeza

16 Tetor, 2025 1:48 pm
Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës
Aktualitet

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës

16 Tetor, 2025 12:15 pm
Zegjineja “qorton” deputetët e opozitës: Ua, ç’është kjo paçavure
Politikë

Zegjineja “qorton” deputetët e opozitës: Ua, ç’është kjo paçavure

16 Tetor, 2025 11:38 am
Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

16 Tetor, 2025 11:14 am
Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë
Aktualitet

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë

16 Tetor, 2025 10:22 am
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Aktualitet

Protesta për ish-krerët e UÇK, Vetëvendoje: Rama loboi për Specialen

16 Tetor, 2025 10:16 am
Para
Opinion – Izraeli dhe Irani goditen me raketa e dronë! – 16 Qershor 2025

Opinion – Izraeli dhe Irani goditen me raketa e dronë! – 16 Qershor 2025

Opinion – Parada shqiptare e Nju Jorkut, në 21 qershor – 16 Qershor 2025

Opinion – Parada shqiptare e Nju Jorkut, në 21 qershor – 16 Qershor 2025

Horoskopi, 12 prill 2025

Horoskopi, 17 qershor 2025

TE FUNDIT

Tabaku në Dhomën e Lordëve: Shqipëria ka ekonomi të deformuar nga paratë e pista

Tabaku në Dhomën e Lordëve: Shqipëria ka ekonomi të deformuar nga paratë e pista
16 Tetor, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Medias dhe të Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku, ka mbajtur një...

Lexo më shumë

Ndikimi i madh i kufizimeve kineze ndaj mineraleve të rralla

Ndikimi i madh i kufizimeve kineze ndaj mineraleve të rralla
16 Tetor, 2025

Kufizimet më të fundit të vendosura nga Kina ndaj eksporteve të mineraleve të rralla tokësore rrezikojnë jo vetëm ta ringjallin...

Lexo më shumë

PD dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
16 Tetor, 2025

PD ka dorëzuar sot kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale, që mbahen më...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë zjarri 25-vjeçari në Tiranë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
16 Tetor, 2025

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë mbikalimit të Domjes. Gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com