Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos ka reaguar lidhur më tensionet dhe kaosit të krijuar ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit për Median, ku Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u përplasen me Flutura Açkën.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Vos i cilësoi këto skena të prapranueshme dhe shkruan se nuk do t’i postonte imazhet.
“Skena e papranueshme sot në parlament. Unë nuk do t’i tregoj imazhet”, shkruan ambasadori holandez.
Kujtojmë se deputeti Flamur Noka së bashku me Gazment Bardhin kanë pasur përplasje me Flutura Açkën , madje janë përpjekur t’I fikën mikrofonat me forcë, teksa përdornin edhe zhurmues për të mos lejuar diskutimet.
Unacceptable scene in parliament today. I won’t show the images.
— ReinoutVos (@ReinoutVos) January 17, 2024